NATO ka njoftuar se vendimi për hapjen e Urës së Ibrit në Mitrovicë duhet të merret përmes dialogut dhe në koordinim me komunitetin ndërkombëtar.
Ky qëndrim u bë i ditur gjatë takimeve të veçanta të martën në Bruksel ndërmjet kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, në prani të ndihmës sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s për Operacionet, Tom Goffus, dhe komandantit të operacioneve civile të Shërbimit të Veprimit të Jashtëm të Bashkimit Evropian, Stefano Tomatin.
Sipas njoftimit të NATO-s, gjatë takimit, Goffus diskutoi situatën e sigurisë në Kosovë, duke përmendur shqetësimet në lidhje me hapjen e mundshme të urës për trafikun rrugor.
Ai theksoi se vendimet në këtë drejtim duhet të jenë gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme.
“Vendimet duhet të merren përmes dialogut, në koordinim të kohës dhe në mënyrë efektive me Komunitetin Ndërkombëtar, dhe duhet të sigurojmë që të mos rrezikohet siguria e komuniteteve lokale apo e trupave të NATO-s,” deklaroi Goffus.
Ai shtoi se NATO, përmes misionit të KFOR-it, është e përkushtuar për të përmbushur mandatin e saj të OKB-së, duke siguruar një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë.
“Misioni i KFOR-it është i detyruar nga mandati i tij i OKB-së për të adresuar çdo shqetësim të sigurisë dhe për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të qetë,” tha Goffus.
Ndërsa KFOR-i vazhdon të ruajë një prezencë të qëndrueshme në urë dhe të kryejë patrullime të rregullta në zonat përreth, Goffus rikonfirmoi mbështetjen e plotë të NATO-s për dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Kjo kornizë e dialogut është kyçe për zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura dhe për arritjen e një zgjidhjeje që respekton të drejtat e të gjitha komuniteteve, duke qenë thelbësore për sigurinë e qëndrueshme në Kosovë dhe për stabilitetin e gjithë Ballkanit Perëndimor,” përfundoi Goffus./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëJohn Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje
Pjesëtarë të FSK mësojnë për herë të parë të pilotojnë me helikopterë – stërvitjet po i kryejnë në Shqipëri
Haradinaj: S'mund të ketë sulm më të madh ndaj familjes sesa doracaku i edukatës seksuale
Kryeziu: Nagavci do duhej të jepte dorëheqjen pas skandalit me doracakët për edukimin seksual
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët