LAJMI I FUNDIT:

Humori i Ilir Prapashticës vjen në Cyrih: Performanca e parë në “Zurich Shqip Up Comedy”

Humori i Ilir Prapashticës vjen në Cyrih: Performanca e parë në “Zurich Shqip Up Comedy”

Aktori i njohur i humorit, Ilir Prapashtica, do të jetë një nga aktorët pjesëmarrës në edicionin e sivjetmë të festivalit “Zurich Shqip Up Comedy”, i cili do të mbahet në Zvicër më 18 dhe 19 tetor 2024.

Prapashtica, i cili njihet për rolet e tij ikonike si Longari, Laluku, dhe veçanërisht Xhaviti, do të ngjitet në skenë në natën e parë të festivalit më 18 tetor.

Në një mesazh humoristik dhe të ngrohtë, Prapashtica u drejtua fansave të tij duke thënë: “Unë jam Ilir Prapashtica! Disa më njohin si Longari, dikush si Laluku, e shumica si Xhaviti. Shokët e mi më thërrasin Ilir baba, çka me ba? Dojnë një ditë me më bë baba, por unë jam duke prit dikush të vijë të më marrë. Për të gjithë ata që kanë qejf të qeshin, hajdeni më 18 dhe 19 tetor në Cyrih, në festivalin ‘Zurich Shqip Up Comedy’, ku do t’ju pres me plot humor. Por ju lutem, mos e lini për në minutën e fundit, merrni biletat më herët!”.


Festivali “Zurich Shqip Up Comedy” këtë vit do të zhvillohet për herë të parë në dy netë në sallën e njohur “Stadthalle Dietikon” në Cyrih. Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të shijojnë humorin e aktorëve të njohur shqiptarë që do të sjellin në skenë batuta dhe komedi të freskët. Përveç Ilir Prapashticës, festivali do të mirëpresë edhe shumë artistë të tjerë të humorit shqiptar.

Biletat për festivalin janë tashmë në shitje, dhe ju mund t’i siguroni ato duke klikuar këtu, ose mund të bëheni pjesë e lojës shpërblyese të Telegrafit për të fituar dy bileta falas dhe të ndiqni festivalin nga afër.

Një event që premton shumë të qeshura dhe argëtim, mos e humbisni mundësinë për të qenë pjesë e këtij festivali të veçantë! /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Xhensila, ti je?” – Bora Zemani ‘goditet’ me komente mbi pamjen e saj në fotografitë e fundit

“Xhensila, ti je?” – Bora Zemani ‘goditet’ me komente mbi pamjen e saj në fotografitë e fundit

Magazina
Jul Deda kritikon Albano Bogdon: Më ka ardhur keq që ka arritur në atë derexhe

Jul Deda kritikon Albano Bogdon: Më ka ardhur keq që ka arritur në atë derexhe

Magazina
Adrola Dushi mahnit me fotosesionin e saj të fundit

Adrola Dushi mahnit me fotosesionin e saj të fundit

Magazina
Edhe pse u martuan pas vdekjes së tij, Blerina Kllokoqi tregon se fëmijëve ua vendosën dy emrat që Presidenti Rugova kishte lënë amanet

Edhe pse u martuan pas vdekjes së tij, Blerina Kllokoqi tregon se fëmijëve ua vendosën dy emrat që Presidenti Rugova kishte lënë amanet

Magazina
“Të gjithë njerëzit qeshnin me mua, nuk kisha bukë për të ngrënë” - reperi me origjinë shqiptare rrëfen fëmijërinë e vështirë

“Të gjithë njerëzit qeshnin me mua, nuk kisha bukë për të ngrënë” - reperi me origjinë shqiptare rrëfen fëmijërinë e vështirë

Magazina
Ish-truproja flet për Diddyn: Për pak sa nuk u përlesh me Will Smithin pasi mendoi se donte të joshte J.Lo

Ish-truproja flet për Diddyn: Për pak sa nuk u përlesh me Will Smithin pasi mendoi se donte të joshte J.Lo

Magazina
Kalo në kategori