LAJMI I FUNDIT:

Liderët evropianë po humbasin mbështetjen e qytetarëve

Liderët evropianë po humbasin mbështetjen e qytetarëve

Vlerësimet e popullaritetit të kancelarit gjerman, Olaf Scholz janë ndër më të ulëtat e regjistruara ndonjëherë nga një udhëheqës gjerman me vetëm 18 për qind, sipas një sondazhi të publikuar në shtator nga Infratest Dimap.

E kundërta e Scholzit, ish-kancelarja Angela Merkel gëzonte një vlerësim mesatar të besimit prej 76 për qind gjatë 16 viteve të qeverisjes – ku vlerësimin më të ulët e kishte 46 për qind shkaku i politikave të saja për kufijtë e hapur gjatë krizës së refugjatëve të vitit 2016.

Scholzit, i cili është kreu i një qeverie koalicioni trepalësh thellësisht të përçarë, popullariteti po i bie vazhdimisht gjersa kulmoi në zgjedhjet evropiane të qershorit, ku partia që drejton mori besimin e 14 për qind të që qytetarëve – pas partisë më të madhe opozitare të Gjermanisë dhe partive të tjera siç është ajo e ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë (AfD).


Megjithëse popullariteti i Scholzit është veçanërisht i ulët, liderët e tjerë evropianë nuk po ecin shumë më mirë, ku shumë fytyra të njohura të kontinentit po marrin rezultate të ulëta sipas të dhënave të disponueshme të sondazheve të mbledhura gjatë tre muajve të fundit në vendet e tyre përkatëse, shkruan euronews.

Sa kanë mbështetje liderët e Evropës?

Pse evropianët janë të zhgënjyer me liderët e tyre?

Megjithëse masa e popullaritetit të secilit lider është shpesh për shkak të rrethanave në vendin e tyre, Jan Kubik, drejtor i Shkollës UCL të Studimeve Sllave dhe të Evropës Lindore në University College London, tha për euronews se një ndjenjë e përgjithshme zhgënjimi me “politikën si zakonisht” mund të jetë përgjegjës për vlerësimet përgjithësisht të ulëta të liderëve në Evropë.

“Ka një ndjenjë të prekshme pakënaqësie të shkaktuar nga perceptimi se bota nuk është në gjendje të mirë, dhe askush nuk e di se si ta përmirësojë situatën”, tha Kubik, duke shtuar se Evropa gjithashtu ka mungesë të “vizionarëve pozitivë” në peizazhin e saj politik, i cili është i trazuar nga dy luftëra të mëdha dhe rritja e popullaritetit të së djathtës ekstreme.

Megjithatë, disa liderë mund të marrin frymë lehtë pasi mbështetja e tyre nuk është shumë më e ulët sesa e paraardhësve të tyre, transmeton Telegrafi.

Kubik vë në dukje se kryeministri polak, Donald Tusk po ballafaqohet me ulje të besimit që nga marrja e detyrës.

Megjithatë, deri më tani, mosbesimi ndaj tij nuk është aq i lartë sa ishte për liderin e ish-partisë “Ligj dhe Drejtësi” në pushtet, ose partinë PiS, dhe rivalin kryesor politik të Tuskut, Jarosław Kaczyński.

Erozioni gradual i besimit te Tusk mund të shpjegohet duke parë polarizimin në rritje të Polonisë, sipas Kubik, si dhe përpjekjet kontroverse të Tusk për të riparuar dëmet e bëra ndaj demokracisë nga paraardhësit e tij të krahut të djathtë nga PiS — një proces që përfshin përballjen e tij me rregullat e futura nga ish-qeveria e Polonisë.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, i cili ka besimin e 30 për qind të qytetarëve, nuk është i vetmi politikan që ka popullaritet të ultë brenda Francës, pasi që edhe udhëheqës të tjerë kanë qenë në të kaluarën jopopullor.

Në vitin 2016, ish-presidenti francez, François Hollande kishte vetëm 4 për qind të mbështetjes së francezëve sipas një sondazhi.

Megjithatë, analisti politik francez, François Valentin i tha euronews se Macron e ka bërë veten të papëlqyer në Francë pasi e vendosur vetveten në qendër të vendimeve politike – duke u ekspozuar ndaj reagimeve të mëdha të francezëve nëse kërkesat e tyre nuk përputhen me politikat e qeverisë së tij.

“Kjo qasje funksionoi në favor të tij kur ishte i ri, tani po punon kundër tij. Sidomos tani që është gjithnjë e më i izoluar, madje edhe brenda sferës së tij politike”, tha Valentin.

Sa i përket Scholzit, mungesa e prezencës së tij në skenën publike është përmendur shpesh si një arsye për jopopullaritetin e tij.

“Shumë njerëz e ndjejnë mungesën e tij në skenën publike, duke shpjeguar vendimet e tij dhe politikat e qeverisë federale për votuesit. Ai gjithashtu nuk duket të jetë shumë i përgjegjshëm ndaj kërkesave publike”, tha Antonios Souris, profesor i shkencave politike në Universitetin Freie në Berlin.

“Ka pasur periudha këtë vit në të cilat ai dukej se ishte zhdukur plotësisht”, përfundoi ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Evropa
Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon  Trump

Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon Trump

Amerika
Putin: Rusia testoi një raketë të re me rreze të mesme në një sulm ndaj Ukrainës

Putin: Rusia testoi një raketë të re me rreze të mesme në një sulm ndaj Ukrainës

Evropa
Netanyahu reagon pas lëshimit të urdhër arrestit ndërkombëtar kundër tij

Netanyahu reagon pas lëshimit të urdhër arrestit ndërkombëtar kundër tij

Azia
Urdhër arresti për Netanyahun, reagon BE-ja: Ky nuk është një vendim politik, por i drejtësisë

Urdhër arresti për Netanyahun, reagon BE-ja: Ky nuk është një vendim politik, por i drejtësisë

Evropa
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori