LAJMI I FUNDIT:

Restorante që pastrojnë para, Gjepali: Po prishin tregun e shërbimit në Shqipëri

Restorante që pastrojnë para, Gjepali: Po prishin tregun e shërbimit në Shqipëri

Restorantet e hapura për të pastruar paratë po prishin tregun në Shqipëri, në një kohë kur turizmi po ndihmon në rritjen ekonomike të vendit.

“Hapja masive e lokaleve, konkurrenca e pandershme, ka krijuar një konfuzion shumë të madh me klientelën”, tha shefi i kuzhinës, Fundim Gjepali, në emisionin “Dita jonë” në A2 CNN.

“Lokalet që bëjnë pastrim parash, lokalet nuk dinë, bëjnë investime të pamenduara mirë, pa një plan biznesi, që blejnë produkte shumë të shtrenjta që i shesin më lirë se sa ne që paguajmë gjithçka”.


Sipas tij, fluksi i madh i turistëve duhet menaxhuar me kujdes, pa anashkaluar konsumatorin shqiptar.

“Duhet të krijojmë një identitet secili prej nesh. Sepse turistët që vijnë, edhe do të ikin. Ndërsa njerëzit që jetojnë aty për mua janë klientela më e rëndësishme që vijnë e ikin”, tha Gjepali. /Telegrafi/