LAJMI I FUNDIT:

Ukrainasit sulmojnë bazën ruse në Siri, pasuan shpërthimet e fuqishme – pamje të operacionit në afërsi të Alepos

Ukrainasit sulmojnë bazën ruse në Siri, pasuan shpërthimet e fuqishme – pamje të operacionit në afërsi të Alepos

Pjesëtarë të inteligjencës ushtarake ukrainas e njohur si HUR, kanë sulmuar bazën ajrore ruse në Siri gjatë orëve të para të mëngjesit të dielës.

Operacioni ka ndodhur në juglindje të periferisë së Alepos, ku Kyiv Post ka publikuar edhe pamjet e këtij sulmi, transmeton Telegrafi.

Baza ishte shënjestruar nga pjesëtarët e HUR, pasi përdorej nga rusët për të prodhuar dhe testuar dronët si dhe prodhohej lëndë e ndryshme shpërthyese.


Inteligjenca ukrainase ka regjistruar çdo moment nga sulmi mbi bazën ajrore ruse.

E pas shpërthimit të fuqishëm, aty ndodhën shpërthime tjera pas përfshirjes së municionit nga zjarri.

Deri më tani lidhur me këtë nuk janë deklaruar nga Kremlini, ndërsa HUR-i me krenari thotë se ka goditur fuqishëm forcat ruse në Siri. /Telegrafi/