LAJMI I FUNDIT:

Bayerni ‘shkatërron’ në udhëtim Holstein Kiel – shkëlqen Kane me het-trik

Bayerni ‘shkatërron’ në udhëtim Holstein Kiel – shkëlqen Kane me het-trik

Bayern Munich ka shënuar fitore me rezultat të thellë 6-1 në udhëtim ndaj Holstein Kiel në kuadër të xhiros së tretë në Bundesliga.

Bavarezët arritën të kalojnë në epërsi që në minutën e parë përmes Jamal Musialas, i cili realizoi për 1-0 pas asistimit të Harry Kane.

Vetëm disa minuta më vonë Kane kaloi në rolin e golashënuesit duke shënuar për 2-0 pas një gabimi të pafalshëm nga njëri prej lojtarëve kundërshtar.


Vendasit ishin të pafat kur në minutën e 13-të Nicolai Remberg në përpjekje për ta larguar një top nga zona shënoi në rrjetën e portës së tij për 3-0.

Pak minuta pa përfunduar pjesa e parë, Kane realizoi golin e tij të dytë personal në këtë takim dhe të katërtin për Bayernin pas një asistimi fantastik nga Kinglsey Coman (4-0).

I transferuari këtë afat kalimtar, Michael Olise, arriti ta gjejë golin e parë me fanellën e Bayernit duke shënuar në minutën e 65-të për rezultatin 5-0.

E tëra çfarë mund të bënin vendasit në këtë takim ishte goli i nderit i shënuar nga Armin Gigovic në minutën e 82-të me kokë për 5-1.

Goli i fundit në këtë takim dhe ai i het-trikut për Kane erdhi në minutën e 91-të, me anglezin që me qetësi e dërgoi topin në rrjetë për rezultatin final 6-1.

Bayerni e gjen tashmë veten në krye të Bundesligës me nëntë pikë të tubuara pas tri ndeshjeve të zhvilluara, ndërsa javën e ardhshme do të luajë sërish në udhëtim tek Werder Bremeni./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore