LAJMI I FUNDIT:

BDI: Paaftësia e Vlen-it dhe të qenurit sherbëtorë të OBRM-PDUKM-së, po shkatërron të arriturat kombëtare

BDI: Paaftësia e Vlen-it dhe të qenurit sherbëtorë të OBRM-PDUKM-së, po shkatërron të arriturat kombëtare

Bashkimi Demokratik për Integrim ka hedhur akuza ndaj koalicionit shqiptar VLEN në qeveri se nuk po dinë të mbrojnë interesin kombëtar dhe të arriturat e shqiptarëve, duke i quajtur politikanët e VLEN-it dhe shërbëtorë të Mickoskit.

Akuzat e VLEN-it ndaj BDI-së ata i quajnë si të pabaza duke përmendur se deri më tani si pjesë e qeverisë ky koalicion nuk ka realizuar asnjë premtim të dhënë për shqiptarët.

Reagimi i plotë:


Bashkimi Demokratik për Integrim konsideron që paaftësia e humbësve të zgjedhjeve dhe shërbëtorë të OBRM-së nga rradhët e Vlen po i kthej shqiptarët në vitet ‘90 në aspektin e të drejtave kombëtare dhe barazisë.

Akuzat ndaj BDI dhe gjuetia politike e shtrigave nga vazalët e Vlen nuk e mbulon dot dështimin katastrofal në mbrojtje të të arriturave kombëtare drejtë barazisë si rezultat i Marrëveshjes së Ohrit,

Cënimi i gjuhës shqipe, flamurit kombëtar, përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, legjitimitetit zgjedhor, balanserit, turpërimi para Shqipërisë, Kosovës dhe në mes të Uashingtonit, ligjin për branitella, mos realizimin e asnjë premtimi të vetëm zgjedhor janë rezultat i hyrjes në qeveri si humbës dhe si të preferuar të OBRM-së.

Faktin e pamohueshëm që askush nuk i pyet për asgjë dhe janë të demaskuar si tërësisht të paaftë nuk mund t’ia faturojnë as BDIsë e as Frontit Europian

Gjuhën shqipe e gjetet zyrtare, e larguat, flamurin kombëtar e gjetet zyrtar, e larguat edhe nga zyrat e juaja, administratorët i gjetët në punë, i larguat, balanserin e gjetet me 30% e bëtë 24%, të gjitha i zhbëtë!

Akuzat nga ana e humbësve, se tabelat në autostradën Shkup – Bllacë janë porositur nga udhëheqësia e mëparshme e Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, janë të pavërteta, të pabaza dhe spekulative.

Gjithashtu, ju informojmë se nga ana e udhëheqësisë së kaluar është përgatit edhe projekt për ndrimin e të gjitha shenjave të komunikacionit për autostrada për respektimin e gjuhës shqipe dhe është bërë zgjedhje e kompanisë për ndrimin e të gjitha shenjave por udhëheqësia aktuale ka ndërprerë procedurën që mund të shihet edhe në sistemin elektronik të prokurimeve publike

Në trend Lajme

Më shumë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Lajme
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Lajme
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Lajme
Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump

Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump

Lajme
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Shqipëri-Ukrainë, prodhim armësh: Zbardhet marrëveshja 10-vjeçare për sigurinë e mbrojtjen

Shqipëri-Ukrainë, prodhim armësh: Zbardhet marrëveshja 10-vjeçare për sigurinë e mbrojtjen

Lajme
Kalo në kategori