LAJMI I FUNDIT:

Pesë arsye pse koha që kaloni me fëmijët është investimi më i mirë

Pesë arsye pse koha që kaloni me fëmijët është investimi më i mirë
shutterstock

Ndër gjithë angazhimet dhe detyrimet e përditshme, koha që kaloni me fëmijët është një investim i paçmuar, si për ta ashtu edhe për ju

Ja pesë përfitime kryesore që vijnë nga kjo lidhje e afërt dhe e vazhdueshme:

1. Ndërtimi i një marrëdhënieje të fortë dhe të besueshme


Kur kaloni kohë cilësore me fëmijët, ju po ndërtoni një lidhje të ngushtë që forcon besimin mes jush. Ata e ndiejnë dashurinë dhe përkujdesjen tuaj dhe ju mësojnë të besojnë te ju si figura mbështetëse.

Kjo marrëdhënie e fortë i ndihmon fëmijët të ndihen të sigurt emocionalisht, duke ditur që mund të mbështeten te ju për çdo sfidë që mund të hasin.

2. Përmirësimi i komunikimit

Koha e kaluar bashkë ndihmon në krijimin e një komunikimi më të hapur dhe efektiv.

Bisedat e përditshme, qoftë edhe për gjëra të vogla, krijojnë një rrjedhë komunikimi të vazhdueshme ku fëmijët ndihen të dëgjuar dhe të respektuar. Kjo i inkurajon ata të ndajnë më shumë nga mendimet, ndjenjat dhe përjetimet e tyre me ju.

3. Zhvillimi i vetëbesimit tek fëmijët

Koha që kaloni së bashku u mëson fëmijëve që ndjesitë e tyre janë të rëndësishme dhe të vlefshme. Vëmendja dhe mbështetja që u ofroni forcon vetëbesimin e tyre dhe i bën të ndihen të aftë për të përballuar sfidat.

Fëmijët që ndihen të mbështetur nga prindërit kanë më shumë mundësi të zhvillojnë një vetëbesim të shëndetshëm dhe të ndihen të sigurt në mjediset e tjera sociale.

4. Krijimi i kujtimeve të bukura

Çastet e bukura që ndani me fëmijët, qoftë një shëtitje në natyrë apo një lojë në shtëpi, mbeten si kujtime të çmuara që i shoqërojnë gjatë gjithë jetës.

Këto momente të lumtura ndërtojnë një bazë pozitive për mirëqenien e tyre emocionale dhe ndikojnë në ndjeshmërinë e tyre ndaj botës përreth.

5. Zhvillimi i aftësive sociale dhe intelektuale

Koha e kaluar me prindërit luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e aftësive sociale dhe intelektuale të fëmijëve, citom Anabel.

Duke luajtur, biseduar dhe mësuar nga prindërit, ata zhvillojnë aftësi të rëndësishme si zgjidhja e problemeve, empatia dhe mënyra e ndërveprimit me të tjerët. Kjo kohë përforcon të kuptuarit e tyre për botën dhe ndihmon në rritjen e tyre si individë të përgjegjshëm dhe të ndërgjegjshëm. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

Femra
Sa fiton Kate Middleton: Pasuria e Mbretëreshës së ardhshme, është ende larg burrit të saj

Sa fiton Kate Middleton: Pasuria e Mbretëreshës së ardhshme, është ende larg burrit të saj

Femra
Modeli i patejkalueshëm i çizmeve është i njohur edhe këtë sezon dhe ja si mund t'i kombinoni gjatë vjeshtës

Modeli i patejkalueshëm i çizmeve është i njohur edhe këtë sezon dhe ja si mund t'i kombinoni gjatë vjeshtës

Moda
Këto tri modele flokësh mund t'i bëni vetë: Janë të thjeshta, efektive dhe trendi më i madh i këtij sezoni!

Këto tri modele flokësh mund t'i bëni vetë: Janë të thjeshta, efektive dhe trendi më i madh i këtij sezoni!

Flokë dhe stil
Pse foshnjat shpesh kanë hundë të bllokuara dhe si mund t'i ndihmoni?

Pse foshnjat shpesh kanë hundë të bllokuara dhe si mund t'i ndihmoni?

Këshilla për prindër
Përse shfaqen puçrrat në majë të kokës dhe si t’i eliminojmë?

Përse shfaqen puçrrat në majë të kokës dhe si t’i eliminojmë?

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Kalo në kategori