LAJMI I FUNDIT:

Gërvalla: Ndërkombëtarët ta dënojnë qasjen armiqësore të Vuçiqit karshi Kosovës

Gërvalla: Ndërkombëtarët ta dënojnë qasjen armiqësore të Vuçiqit karshi Kosovës

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, ka reaguar pasi ditën e premte, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq paraqiti disa kërkesa për Kosovën.

Ministrja Gërvalla ka kërkuar që ndërkombëtarët të dënojnë qasjen armiqësore të presidentit serb karshi Kosovës.

Gërvalla ka theksuar se “Vuçiqi gjatë konferencës së tij teatrale,  na tregoi dje se nuk e ka ndër mend të ndalë instrumentalizimin e serbëve të Kosovës dhe interesave të tyre, duke i shfrytëzuar për politikë ditore dhe përfitime financiare”, transmeton Telegrafi.


Ministrja ka përmendur disa nga urdhrat që kishte dhënë Vuçiqi për serbët në Kosovë.

1. Largimin e tyre nga funksionet në komunat veriore të Kosovës dhe më pas bojkotimin e zgjedhjeve lokale, të cilat i organizuam madje dy herë, vetëm e vetëm për të krijuar mundësinë e shprehjes së lirë të vullnetit politik të qytetarëve tanë në veri të vendit;

2. Largimin kolektiv të zyrtarëve policorë nga Policia e Kosovës dhe përfshirjen e ish-policëve në aktivitete ilegale dhe vepra penale në veri;

3. Largimin e detyrueshëm të gjyqtarëve, në kundërshtim me legjislacionin përkatës dhe shtytjen e tyre në aktivitete të dyshimta në interes të Serbisë;

4. Shtytjen, organizimin dhe financimin e grupeve të ndryshme për të marrë pjesë në barrikadimin e rrugëve dhe akteve të tjera të dhunshme, përmes presionit të strukturave ilegale dhe grupeve kriminale;

Tutje, në reagim, ajo ka pohuar se Vuçiqi po kërkon kthimin në gjendjen e mëparshme, por duke mos treguar arsyet se pse serbët ishin larguar dhe kishin bojkotuar institucionet në Kosovë.

“Tani, duke qenë plotësisht i ndërgjegjshëm që personat, të cilët me urdhër të tij janë përfshirë në vepra penale, krime dhe akte të dhunshme në Kosovë tashmë nuk mund të luajnë asnjë rol në jetën publike dhe institucionale të Kosovës, kërkon kthimin në gjendjen e mëparshme, pa treguar madje së paku arsyet e largimit dhe bojkotimit të institucioneve”.

Mes tjerash, ministrja shton se “loja sistematike e Serbisë me serbët në Kosovë, presioni deri në ushtrim të hapur të dhunës përmes strukturave ilegale dhe grupeve kriminale, keqpërdorimi dhe vjedhja masive e fondeve, të cilat kinse ndahen për ta, pengimi i integrimit në shoqërinë dhe institucionet e Kosovës, serbëve në veri dhe familjeve të tyre ua ka vështirësuar jetën për vite të tëra”, u shpreh ministrja në reagimin e bërë në Facebook.

Sipas ministres, Vuçiqi po synon përfitimi edhe më të larta për veten dhe klanet rreth tij nga fondet në emër të serbëve të Kosovës

“Përmes shpalljes së djeshme teatrale të Kosovës si zonë të veçantë sociale, Vuçiçi synon përfitime edhe më të larta për veten dhe klanet rreth tij nga fondet në emër të serbëve të Kosovës. Që transparenca e këtyre fondeve është zero dhe keqpërdorimet janë masive, mjafton të shohësh vilën luksoze të Radojçiçit tek Ujmani, e cila është ndërtuar me para të ndara gjoja për serbët lokal.

Përmes themelimit të të ashtuquajturës prokurori e posaçme synohet ngritja e tensioneve, cenimi i sovranitetit juridik dhe kushtetues të Republikës së Kosovës, por mbi të gjitha shfrytëzimi i këtij mekanizmi për të ndjekur në mënyrë arbitrare sidomos qytetarët serb të Kosovës, të cilët nuk po i binden më pushtetit të Vuçiçit dhe klaneve të tij”, ka pohuar ajo.

Në reagim, ministrja ka thënë se “Deklarata e tij për kinse shpalljen si të paligjshme të të gjitha organeve të institucioneve në Kosovë, është përpjekje e dëshpëruar për të sabotuar Pavarësinë e Kosovës”.

“Synimi është pengimi i normalizimit të marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, mbajtja gjallë e tensioneve në rajon, pengimi i proceseve integruese, në sinkron të plotë edhe me interesat e Rusisë.

Kosova, si shtet sovran dhe i pavarur, me territor të mbrojtur dhe integritet territorial të pacenueshëm, si shteti me demokracinë më të konsoliduar në rajon, si vendi me rritjen më të lartë ekonomike në rajon, si shteti i qytetarëve të saj, sot është më e fortë se asnjëherë më parë”.

Gërvalla ka ftuar ndërkombëtarët të reagojnë ndaj sjelljes dhe gjuhës agresive të Vuçiqit.

“Faktorëve ndërkombëtarë u bëjmë thirrje të dënojnë me gjuhë të qartë dhe qëndrime të vendosura qasjen, sjelljen dhe gjuhën agresive dhe armiqësore të Aleksandër Vuçiçit karshi Republikës së Kosovës”, potencoi ajo.

Ndryshe, shpallja e zgjedhjeve të reja lokale në veri të Kosovës, kthimi i serbëve në Policinë e Kosovës dhe gjyqësor, si dhe tërheqja e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga rajoni i veriut, kanë qenë disa prej kërkesave kryesore që ka përmendur presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq për Kosovën.

Në një adresim para kombit, më 13 shtator, Vuçiq ka thënë se Serbia beson që përmbushja e kërkesave përbën “parakusht të domosdoshëm për një përparim domethënës” në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

“Kërkojmë të kthehemi te gjithçka që është arritur dhe përparuar në procesin e dialogut”.

Ai ka paralajmëruar se Beogradi do të nisë një “fushatë diplomatike globale”, në mënyrë që të plotësohen këto kërkesa. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori