LAJMI I FUNDIT:

Lojtari që ia refuzoi kontratën dhjetëvjeçare Barcelonës thotë se nuk është penduar kurrë

Lojtari që ia refuzoi kontratën dhjetëvjeçare Barcelonës thotë se nuk është penduar kurrë

Ndoshta talenti më i madh në futbollin anglez, John Bostock refuzoi një kontratë dhjetëvjeçare me Barcelonën dhe tani luan në nivelin e pestë të futbollit në vendin e tij. Megjithatë, ai tregon se nuk është penduar për vendimin.

John Bostock ishte një talent brezash dhe një talent që i kishte mahnitur të gjithë, e ardhmja e vërtetë e futbollit anglez.

Kur ishte vetëm 14 vjeç, ndërsa ishte në akademinë e të rinjve të Crystal Palace, Barcelona i ofroi atij një kontratë dhjetëvjeçare. Megjithatë, ai refuzoi gjithçka dhe thotë se besimi e ndihmoi të merrte një vendim.


“Unë dhe familja ime ramë dakord që do të ishte më mirë të qëndroja në Angli dhe Londër. Unë jam një ndjekës i Jezusit dhe besoj se hapat e mi janë përcaktuar tashmë. Gjatë atyre viteve, unë u ekspozova ndaj fesë dhe kështu besimi im në Zot më ndihmoi të piqesha shpejt. Besimi më dha një këndvështrim tjetër për karrierën dhe jetën time në përgjithësi, kështu që vendosa të qëndroj në Londër”, deklaroi Bostock.

Ai bëri debutimin e tij për Crystal Palace në moshën 15-vjeçare dhe theu rekordin e klubit si lojtari më i ri në histori. Ai u ble nga Tottenham, por pasuan periudhat e huazimit ku ai nuk la gjurmë.

Hap pas hapi ai ndryshoi klubet dhe vendet ku luante. Ai kaloi nëpër SHBA, Belgjikë, Francë dhe Turqi, dhe ndeshjet e tij më të mira i luajti në Lens të Francës.

Sot në moshën 32-vjeçare luan për klubin amator Solihull Moors në kategorinë e pestë të futbollit anglez. Megjithatë, ai thotë se nuk i vjen keq për vendimin e tij për të refuzuar Barcelonën.

“Jam i sigurt se jeta në Barcelonë do të ishte e bukur, por takova gruan time këtu dhe u rrita shumë në Tottenham”, shtoi Bostock.

I lindur në Londër, Bostock ndërroi shtetësinë e tij sportive ndërkohë dhe pranoi të luante për Trinidad dhe Tobago, vendi i origjinës së tij, por as atje nuk bëri debutimin e tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Premier League
Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

La Liga
Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Ndërkombëtare
INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

Premier League

"Remuntada" apo pasqyrë e ndeshjes së parë? Haaland në bankinë, Reali me një ndryshim - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori