LAJMI I FUNDIT:

Cristiano Ronaldo nuk hezitoi të përmend dy idhujt e tij të futbollit

Cristiano Ronaldo nuk hezitoi të përmend dy idhujt e tij të futbollit

Cristiano Ronaldo nuk hezitoi kur përmendi dy futbollistët që i kishte idolizuar duke u rritur.

Portugezi është krahasuar gjithmonë me rivalin e vjetër Lionel Messi, me të dy duke ndryshuar plotësisht lojën e futbollit me arritjet e tyre të jashtëzakonshme.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë dhe lojtari me më së shumti gola në histori, Ronaldo ka shërbyer si frymëzim për një brez të tërë futbollistësh – përfshirë Kylian Mbappe, Erling Haaland, Endrick, Bukayo Saka dhe Alejandro Garnacho.


Por, ish-superylli i Real Madridit dhe Juventusit kishte gjithashtu dy idhuj të cilët i shikonte. 39-vjeçari ka pranuar se është rritur duke parë të mëdhenjtë brazilianë Ronaldo Nazario dhe Ronaldinho, të cilët fituan Kupën e Botës 2002 me Brazilin dhe fituan tre Topa të Artë.

“Nuk më pëlqejnë krahasimet”, ka thënë Ronaldo, duke folur për ESPN Brasil. “Preferoj të them se të dy (Ronaldo Nazario dhe Ronaldinho Gaucho) lanë trashëgiminë e tyre, historinë e tyre”.

“Mund të them, me fakte, se kam fituar më shumë tituj individualë sesa ata, por të dy fituan Kupat e Botës”.

“Unë i simpatizoj shumë ata. Jam rritur duke i parë të dy duke luajtur. Të thuash kush është më i miri, kush është i dyti, nuk është gjëja më e rëndësishme”, ka shtuar më tej Ronaldo. /Telegrafi/