LAJMI I FUNDIT:

Ngritja e aktakuzës për sulmin e armatosur në Banjskë, Hill: SHBA kërkon që sulmuesit të mbahen përgjegjës

Christopher Hill

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka folur në lidhje me aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale e Kosovës për sulmin e armatosur në Banjskë.

Siç raporton REL, Hill ka thënë se SHBA-të angazhohen që sulmuesit të thirren përgjegjësi dhe se qëndrimi amerikan ka kohë që është i njohur.

Më 11 shtator, Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti aktakuzë kundër 45 personave, përfshirë Milan Radoiçiqin, të cilët ishin pjesë e grupit të armatosur që sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë, shtatorin e vitit të kaluar.

Qeveria e Kosovës e cilësoi këtë sulm si terrorist.

Në një sulm në Banjskë në veri të Kosovës më 24 shtator 2023, një grup i armatosur i serbëve sulmoi policinë dhe vrau policin Afrim Bunjaku. Në shkëmbimin e zjarrit u vranë edhe tre sulmues serbë.

Milan Radoiçiq, një ish politikan dhe biznesmen nga veriu i Kosovës, i cili besohet të jetë në Serbi, mori përgjegjësinë për sulmin.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngritja e aktakuzës për sulmin e armatosur në Banjskë, Hill: SHBA kërkon që sulmuesit të mbahen përgjegjës

Ngritja e aktakuzës për sulmin e armatosur në Banjskë, Hill: SHBA kërkon që sulmuesit të mbahen përgjegjës

Drejtësi
Ish-hetuesi policor, Rrecaj: Aktakuza për rastin Banjska e ngutshme, si rezultat i presionit të Qeverisë

Ulet numri protestuesve serbë para stacionit policor në veri të Mitrovicës

Lajme
Dosja e Prokurorisë në rastin 'Banjska': Kanë tentuar të shkëpusin pjesën veriore të Kosovës dhe t’ia bashkojnë Serbisë

Konsumonin darka deri në 400 euro dhe iknin pa paguar, arrestohet çifti shqiptaro-italian në Korçë

Hyn në fuqi ligji i ri për Policinë në Shqipëri, kush ka 30 vite punë mbyll karrierën 55 vjeç

Kalo në kategori