LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen katër persona në veri të Mitrovicës, sulmuan zyrtarët policorë

Arrestohen katër persona në veri të Mitrovicës, sulmuan zyrtarët policorë
Foto: Arkiv

Katër persona kanë ofenduar e më pas kanë sulmuar dy zyrtarë policorë në shëtitoren e veriut të Mitrovicës të cilët më pas janë larguar, ku njëri nga policët ka pësuar lëndime.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun e Mitrovicës, Veton Elshani.

Sipas tij, të dyshuarit janë arrestuar në rrugën “Knjaz Milosh” dhe janë dërguar në stacionin policor, ku edhe më pas janë dërguar për kontroll mjekësorë.


‘Më datë 10.09.2024 katër persona të moshës madhore kanë ofenduar e më pas sulmuar dy zyrtarë policorë në shëtitore të Mitrovicës veriore e më pas janë larguar, ku njëri nga policët ka pësuar lëndime. Njësitet policore kanë arritë t’i arrestojnë të dyshuarit në rrugën ’Knjaz Milosh’, të njëjtit janë dërguar në stacion policor e më pas janë dërguar për kontroll mjekësor”, ka thënë Elshani.

Tutje ai tha se të njëjtit kanë kundërmuar alkool dhe ju është bërë matja pas së cilës ka dal që tre nga ta janë nën ndikim të alkoolit.

Elshani theksoi se me urdhër të Prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/