LAJMI I FUNDIT:

Zyrtarët letonezë thonë se droni rus që u rrëzua në vendin e tyre, transportonte eksploziv të destinuar për luftën në Ukrainë

Zyrtarët letonezë thonë se droni rus që u rrëzua në vendin e tyre, transportonte eksploziv të destinuar për luftën në Ukrainë

Zyrtarët letonezë kanë thënë se një dron ushtarak rus që u rrëzua në këtë vend në fundjavë, mbante eksplozivë që mund të kishte qenë i destinuar për Ukrainën.

Droni ra në rajonin e fshatit Gaigalava, rreth 90 kilometra nga kufiri me Bjellorusinë, ku ai hyri në vend, sipas një deklarate të ministrisë së Mbrojtjes të Letonisë, transmeton Telegrafi.

Si Letonia ashtu edhe Rumania kanë hetuar rastet e dronëve rusë që u rrëzuan, pasi kishin shkelur hapësirën e tyre ajrore. Këto vende janë edhe anëtarë të NATO-s dhe mbështetës të Ukrainës.


Duke folur në një konferencë shtypi sot, komandanti i forcave të armatosura të Letonisë, gjenerallejtënant Leonids Kalnins tha se droni që u ra ishte i tipit Shahed i projektuar nga Irani.

“Eksplozivi i dronit, i cili me gjasë ishte i destinuar për Ukrainën, u çaktivizua pas zbulimit të tij”, tha Kalnins. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rritet numri i gropave në fushat e Turqisë, po i afrohen zonave të banuara

Rritet numri i gropave në fushat e Turqisë, po i afrohen zonave të banuara

Botë
Kapi dronin e ukrainasve duke menduar se shpëtoi, ushtari rus e gjuan në tokë – veprim ky që i kushtoi me jetë

Kapi dronin e ukrainasve duke menduar se shpëtoi, ushtari rus e gjuan në tokë – veprim ky që i kushtoi me jetë

Evropa
Veterani i ushtrisë amerikane bën përparim 'të pabesueshëm' pas transplantimit të parë të syrit në botë

Veterani i ushtrisë amerikane bën përparim 'të pabesueshëm' pas transplantimit të parë të syrit në botë

Botë
Shefi i OKB-së e quan vdekjen dhe shkatërrimin në Gaza më të keqen që ka parë

Shefi i OKB-së e quan vdekjen dhe shkatërrimin në Gaza më të keqen që ka parë

Azia
Raporti vjetor i Rrezikut Botëror: Në cilat vende janë më të zakonshme fatkeqësitë natyrore dhe pse?

Raporti vjetor i Rrezikut Botëror: Në cilat vende janë më të zakonshme fatkeqësitë natyrore dhe pse?

Botë
Brenda Pokrovsk - qytetit jetik ukrainas

Brenda Pokrovsk - qytetit jetik ukrainas

Evropa
Kalo në kategori