LAJMI I FUNDIT:

Dy gjigantët italianë në ‘luftë’ për shërbimet e Jonathan David

Dy gjigantët italianë në ‘luftë’ për shërbimet e Jonathan David

Gazetari Matteo Moretto ka konfirmuar Interi dhe Juventusi ishin të interesuar për të arritur një marrëveshje me Lille për shërbimet e Jonathan David këtë verë.

Ani pse asnjëra nga to nuk arriti të sigurojë nënshkrimin me kanadezin gjatë verës, ato po planifikojnë që të dërgojnë sërish ofertat e tyre në janar.

Katër klube evropiane ishin të interesuara për të siguruar nënshkrimin me David këtë verë, duke përfshirë Napolin, Romën, Aston Villan dhe Atletico Madridin.


Sipas asaj që ka raportuar Moretto, rrethi i David po kërkonin një pagë të madhe si dhe bonuse, që mund të jetë një pjesë e arsyes pse një marrëveshje për transferimin e tij diku tjetër nuk u arrit.

Kjo bëri që Roma pastaj të arrijë marrëveshje me Gironan për Artem Dobvyk, ndërsa Napoli transferoi Romelu Lukakun nga Chelsea.

Reprezentuesit kanadez do t’i skadojë kontrata në fund të sezonit 2024/2025 dhe pritet që të largohet nga Lille këtë verë.

Ai ka regjistruar një statistikë mbresëlënëse prej një goli në çdo dy ndeshje gjatë kohës së tij në Francë, ndërsa në total ka shënuar 72 gola në 148 ndeshje në ligë./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës

Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës
Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Real Madridi i hapur t’i ofrojë njërit prej lojtarëve ndërprerjen reciproke të kontratës

Real Madridi i hapur t’i ofrojë njërit prej lojtarëve ndërprerjen reciproke të kontratës

La Liga
Southgate befason me punën e re vetëm pak kohë pasi dha dorëheqjen nga Anglia

Southgate befason me punën e re vetëm pak kohë pasi dha dorëheqjen nga Anglia

Ndërkombëtare
Portugalia fiton me përmbysje ndaj Skocisë – Ronaldo ‘heroi’ i takimit

Portugalia fiton me përmbysje ndaj Skocisë – Ronaldo ‘heroi’ i takimit

Përfaqësueset
Lumir Abdixhiku i del në mbrojtje Edon Zhegrovës

Lumir Abdixhiku i del në mbrojtje Edon Zhegrovës

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori