LAJMI I FUNDIT:

Man: Kishim përballë një skuadër agresive, por fituam

Man: Kishim përballë një skuadër agresive, por fituam

Futbollisti i Rumanisë, Dennis Man, i cili shënoi golin e parë në fitoren 3-0 ndaj Kosovës, ka deklaruar se ekipi i tij realizoi një fitore të lehtë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

“Kishim nevojë për këto pikë. Jam shumë i lumtur që i fituam pikët e plota. E dinim se përballë kishim një skuadër agresive”, deklaroi ai pas ndeshjes.

“Jemi të lumtur që ia dolëm me sukses sot. E fituam ndeshjen me shumë lehtësi. Doja të pasoja te bashkëlojtarët, por më pas vendosa të gjuaj vetë dhe shënova”.


“Jemi të lumtur, me vetëbesim. Të gjithë e dinë se çfarë përvoje ka Mircea. Për ne, ai është plus i madh dhe jemi të lumtur që është me ne”.

“Ishte e rëndësishme ta nisnim këtë kampanjë në mënyrën më të mirë. Duhet të luajmë si favorit”.

“Mund të them se jam në formë të mirë, jam i lumtur”, shtoi më tej sulmuesi i Parmas. /Telegrafi/