LAJMI I FUNDIT:

William Gallas tregon lojtarin të cilin Arsenali është dashur ta transferojë këtë verë

William Gallas tregon lojtarin të cilin Arsenali është dashur ta transferojë këtë verë

William Gallas ka frikë se Arsenali do të pendohet për vendimin e tyre për të mos nënshkruar me një sulmues gjatë afatit kalimtar veror.

‘Topçinjtë’ investuan shumë për të përforcuar mbrojtjen dhe mesfushën duke sjellë lojtarë si Riccardo Calafiori dhe Mikel Merino.

David Raya, ndërkohë, iu bashkua atyre në formë të përhershme pas paraqitjeve të suksesshme sezonin e kaluar në formë huazimi nga Brentfordi.


Ekipi i Mikel Artetës e nisi sezonin e ri me dy fitore ndaj Wolvesit dhe Aston Villës, por më pas lëshuan pikët e para në kampionat ndaj Brightonit në rrethana mjaft të diskutueshme.

Raheem Sterling iu bashkua atyre nga Chelsea në ditën e fundit të afatit kalimtar veror, por Gallas beson se ish-klubi i tij i vjetër është dashur që të bëjë një lëvizje për Joao Pedron e Brightonit.

“Joao Pedro mund të jetë njeriu që bën diferencën tek Arsenali, por do të ishte për sezonin e ardhshëm, madje edhe në janar mund të jetë vonë pasi Mikel Arteta ka nevojë për titullin këtë vit”, ka thënë Gallas.

“Do të duhej të ishte një ofertë e madhe në drejtim të Brightonit për ta shitur atë në janar, por ata kanë nevojë për një sulmues përveç në rast se Gabriel Jesus rikthehet në formë. Është e vështirë për sulmuesit që të vijnë dhe të kenë një ndikim pas transferimit në dimër”.

“Arsenali ka nevojë për më shumë gola dhe Joao Pedro ka një të ardhme të madhe tek një prej klubeve më të mëdha në Ligën Premier, por ai mund të transferohet shumë vonë. Ata duhej të kishin shkuar për të këtë verë”, përfundoi francezi./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tragjedi nga Athina: Lojtari i Kombëtares së Greqisë, ish lojtari i Sheffield United është gjetur i vdekur në pishinë

Tragjedi nga Athina: Lojtari i Kombëtares së Greqisë, ish lojtari i Sheffield United është gjetur i vdekur në pishinë

Përfaqësueset
Neymar, Trent dhe 9 lojtarë të tjerë që Barcelona mund t'i transferojë falas në vitin 2025

Neymar, Trent dhe 9 lojtarë të tjerë që Barcelona mund t'i transferojë falas në vitin 2025

La Liga
Red Bull do ta blejë një klub tjetër pak orë pasi konfirmuan Jurgen Kloppin

Red Bull do ta blejë një klub tjetër pak orë pasi konfirmuan Jurgen Kloppin

Ndërkombëtare
Rudiger emëron lojtarin më të nënvlerësuar në histori të futbollit

Rudiger emëron lojtarin më të nënvlerësuar në histori të futbollit

Premier League
Fanella me të cilën Palmer realizoi rekord shitet për shifër rekorde në ankand

Fanella me të cilën Palmer realizoi rekord shitet për shifër rekorde në ankand

Premier League

"Zemra më thotë të luaj për Gjermaninë" - Brajan Gruda i mbyll edhe njëherë derën Shqipërisë

Përfaqësueset
Kalo në kategori