LAJMI I FUNDIT:

Pengesat kryesore që po e pamundësojnë transferimin e Rabiot tek Barcelona

Pengesat kryesore që po e pamundësojnë transferimin e Rabiot tek Barcelona

Barcelona ka mbetur në pozitë të vështirë sa i përket opsioneve në mesfushë pas lëndimit të Marc Bernal dhe problemeve me lëndime të Gavi dhe Frenkie De Jong.

Duket se pothuajse çdo verë Adrien Rabiot është lidhur me një transferim të mundshëm tek Barcelona, por veçanërisht këtë verë nuk mund të konsiderohet si befasi fakti që është sugjeruar si opsion.

Një ndër arsyet kryesore është se ai është një lojtar i lirë dhe mund të nënshkruaj ende me blaugranasit.


Sidoqoftë, Mundo Deportivo ka raportuar se nëna e tij dhe agjentja Veronika po kërkon 10 milionë euro pagë për shërbimet e djalit të tij, kërkesë kjo e pamundur për t’u realizuar pasi blaugranasit po kanë vështirësi në regjistrimin e lojtarëve të rinj.

Nëse ai do të nënshkruante për Barcelonën, do të duhej ta pranonte një pagë të vogël deri në fund të vitit ose një marrëveshje të përgjysmuar me një klauzolë të vogël lirimi.

Galatasaray, Manchester United dhe Al-Nassr që të gjitha janë lidhur me një transferim të mundshëm të Rabiot, por ish-lojtari i Juventusit ende nuk ka arritur marrëveshje me ndonjërën prej tyre.

Teksa do të ishte një opsion mjaft i vlefshëm për Barcelonën, për punën që ata kanë nevojë që ai ta kryejë, por që tashmë duhet të vendosin mes Marc Casados dhe Eric Garcias./Telegrafi/