LAJMI I FUNDIT:

Zelensky thotë se qeveria ukrainase ka nevojë për “energji të re”

Zelensky thotë se qeveria ukrainase ka nevojë për “energji të re”

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se qeveria kishte nevojë “për energji të re” gjatë riformatimit nëpër të cilën po kalon, ku ministri i Jashtëm dhe disa ministra tjerë kanë dhënë dorëheqje.

“Kemi nevojë për energji të re. Tërë këta hapa po ndërmerren për të forcuar shtetin tonë në fusha të ndryshme”, theksoi Zelensky kur është pyetur për rifreskimin e qeverisë dhe largimin e ministrit të Jashtëm, Dmytro Kuleba.

“I jam mirënjohës ministrave dhe tërë ekipit të kabinetit që kanë punuar për Ukrainën, për hir të ukrainasve”, shtoi presidenti ukrainas.


Një burim i afërt me zyrën e presidentit, i tha AFP-së se Zelensky dhe Kuleba “do të diskutojnë dhe vendosin” për postin e tij të ardhshëm.

Ky njoftim vjen një ditë pasi disa ministra dhe zyrtarë tjerë të lartë dhanë dorëheqje, në një nga momentet më të vështira të vendit që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë.

Kuleba është fytyra e diplomacisë ukrainase që nga fillimi i luftës, dhe konsiderohet si zyrtari më i lartë që ka dhënë dorëheqje.

43-vjeçari ka mbajtur postin që nga fillimi i 2020 dhe që nga fillimi i sulmeve ruse – duke udhëtuar nëpër botë për të avokuar për mbështetje perëndimore për Kievin dhe sanksione ndaj Moskës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
NASA publikon atë që po vlerësohet si

NASA publikon atë që po vlerësohet si "pamja më e qartë e Marsit ndonjëherë"

Botë
Sistemi artilerik i rusëve hidhet në erë nga ukrainasit, e godasin me HIMARS-in amerikan – pamje nga droni

Sistemi artilerik i rusëve hidhet në erë nga ukrainasit, e godasin me HIMARS-in amerikan – pamje nga droni

Evropa
Harris pranon se mban armë: Kam një Glock prej kohësh, sigurisht se kam shtënë me të

Harris pranon se mban armë: Kam një Glock prej kohësh, sigurisht se kam shtënë me të

Amerika
Shkatërrohet vila e Putinit në Detin e Zi, lideri rus heziton ta vizitojë nga frika e sulmeve ukrainase me dronë

Shkatërrohet vila e Putinit në Detin e Zi, lideri rus heziton ta vizitojë nga frika e sulmeve ukrainase me dronë

Evropa
Interpoli kërkon ndihmën e publikut në identifikimin e 46 grave të cilat besohet se janë vrarë nëpër botë

Interpoli kërkon ndihmën e publikut në identifikimin e 46 grave të cilat besohet se janë vrarë nëpër botë

Botë
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Botë
Kalo në kategori