LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri irlandez në Kiev, do të viziojë edhe zonat e bombarduara nga rusët

Kryeministri irlandez në Kiev, do të viziojë edhe zonat e bombarduara nga rusët

Kryeministri irlandez Simon Harris është për një vizitë në Kiev, derisa Irlanda po bëhet gati të njoftoj miliona në një fond të ri për Ukrainën.

Harris që arriti në Ukrainë në orët e para të mëngjesit, do të nënshkruar një marrëveshje të përbashkët me Volodymyr Zelenskyn për mbështetjen dhe bashkëpunimin bilateral gjatë një takimi në kryeqytetin ukrainas, transmeton Telegrafi.


Lideri irlandez do të vizitojë zonat e bombarduara nga rusët, si dhe do të takohet edhe me kryeministrin ukrainas Denys Shmyhal.

“Dua fillimisht ta shoh me sytë e mi ndikimin e luftën në kontinentin e Evropës”, tha Harris.

Ai gjithashtu do të njoftoj ndihmën prej 43 milionë euro për Ukrainë – ku shumica e parave janë siguruar për asistencë sociale, mbështetje për rehabilitim dhe rindërtim. /Telegrafi/