Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) dhe sponsori i Superligës, Albi Mall, po vazhdojnë të ndajnë çmimin “Ylli i Javës”. Ky çmim për javën e katërt në Albi Mall Superligë i ka takuar futbollistit të FC Drita, Almir Ajzeraj.
Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit në përbërje: Sunaj Keqi dhe Fatmir Mehmeti.
Ky komision vendosi që çmimi “Ylli i Javës” për xhiron e katërt t’i takojë Ajzerajt, i cili, ndonëse u aktivizua në pjesën e dytë të ndeshjes, arriti ta zhbllokojë ndeshjen me golin e tij dhe po ashtu asistoi në një tjetër gol, duke qenë lojtari më i vlefshëm i ekipit të tij.
Almiri ishte vendimtar në arkëtimin e tri pikëve të para të FC Drita në këtë edicion të Albi Mall Superligës, ku mposhtën FC Ferizajn me rezultat 3-1.
Pasi mori këtë çmim, Ajzeraj u shpreh i lumtur që u vlerësua si më i miri i javës.
“Fillimisht është një start i mirë për ekipin tonë, Drita, meqë është ndeshja e parë në kampionat pas ndeshjeve në Evropë. Një ndjenjë mjaft e mirë që shpallem “Yll i javës”. Falënderoj bashkëlojtarët e mi, sepse është edhe meritë e tyre. Është e rëndësishme që kemi filluar me 3 pikë dhe do të vazhdojmë ndeshjet një pas një”.
“Sa i përket nivelit të Superligës, çdo vit ka rritje dhe mendoj se sivjet ka akoma më shumë cilësi. Çdo vit gara për titull është më e vështirë dhe më konkurruese. Si çdo vit, FC Drita ka pretendimet të dalë kampion dhe të fitojë Kupën e Kosovës. Do të shkojmë ndeshje pas ndeshjes. Do të futemi në çdo ndeshje vetëm për fitore”, ka thënë Ajzeraj për faqen zyrtare të FFK-së. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Futbolli është një profesion që të shkatërron”, yllin i Barcelonës flet për betejën mbi shëndetin mendor
“E kam refuzuar Kosovën, ndihem mirë që zgjodha Suedinë”, Besfort Zeneli konfirmon vendimin e tij
U transferua në Arabi Saudite në moshën 26-vjeçare, Koeman ia mbyll dyert e kombëtares yllit holandez
Guardiola zbulon të preferuarin e tij për Topin e Artë dhe nuk është Vinicius Jr dhe as Bellingham
Nico Williams refuzoi ofertat nga tri klube të gatshme për ta paguar klauzolën e largimit
Drejtuesit e Man Utd dalin me deklaratë për Ten Hag pas rezultatit katastrofik ndaj Liverpoolit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Publikohen pamjet e reja të Titanikut - anija e famshme po kalbet në fund të oqeanit
Historiku i përleshjeve Capat-Sekiraqa, që përfundoi me viktima
Indiania e dërgoi djalin në spital sepse gëlltiti një çelës - mjekët e tronditur zbuluan se ai kishte ngrënë edhe disa objekte metalike
Real Madridi kishte vetëm dy objektiva të tjerë në verë - kishte arsye të forta pse u tërhoq
Çfarë tregojnë historitë e zëvendëspresidentëve për shanset e Kamala Harrisit?
Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit