LAJMI I FUNDIT:

SHBA planifikon t’i paraqesë së shpejti një marrëveshje “merre ose lëre” Izraelit dhe Hamasit

SHBA planifikon t’i paraqesë së shpejti një marrëveshje “merre ose lëre” Izraelit dhe Hamasit

Shtetet e Bashkuara kanë punuar me Egjiptin dhe Katarin për të krijuar një plan përfundimtar për një armëpushim dhe marrëveshje pengjesh midis Izraelit dhe Hamasit, shkruan Washington Post, duke cituar një zyrtar të lartë të paidentifikuar në administratën e presidentit amerikan Joe Biden.

Oferta “merre ose lëre” ishte në u përpiluar përpara se Izraeli të zbulonte trupat e gjashtë pengjeve të rinj gjatë fundjavës, dhe nëse refuzohet mund të shënojë fundin e përpjekjeve amerikane për ndërmjetësim.

“Nuk mund të vazhdoni ta negocioni këtë. Ky proces duhet të marr fund në një moment”, citohet të ketë thënë zyrtari, transmeton Telegrafi.


Duke iu referuar zbulimit të trupave të pengjeve, zyrtari shtoi: “A e prish marrëveshjen? Jo. Nëse ka ndonjë gjë, kjo duhet të shtojë një urgjencë shtesë në këtë fazë mbyllëse, në të cilën ne ishim tashmë”.

Megjithatë, zyrtari pranon se lista e pengjeve që do të lirohen dhe të burgosurit palestinezë që do të lirohen në këmbim, tani duhet të rinegociohen me përpikëri.

Zyrtari thotë se SHBA pajtohet me gjetjet e Izraelit se pengjet u ekzekutuan nga Hamasi pak para zbulimit të trupave. Ata thonë se kjo “vë në pikëpyetje” seriozitetin e grupit militant Hamas në negociata.

“Zyrtarët amerikanë do të përdorin në masë të madhe telefonat gjatë 48 orëve të ardhshme për të parë nëse ende mund të arrihet një marrëveshje”, citohet të ketë thënë një zyrtar i dytë i lartë amerikan. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Trump ka të drejtë", thotë kryediplomatja e BE-së ndërsa kërkon ‘të përgatitemi për më të keqen’ në raport me Rusinë

Botë
Pas vendimit të Trumpit, anulohen fluturimet e refugjatëve drejt SHBA-së

Pas vendimit të Trumpit, anulohen fluturimet e refugjatëve drejt SHBA-së

Amerika
Trump fali themeluesin e Silk Road, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për shitje droge

Trump fali themeluesin e Silk Road, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për shitje droge

Amerika
Fillimisht sulmon nxënësit protestues me shkop druri, pastaj i kërcënon me thikë në Novi Sad

Fillimisht sulmon nxënësit protestues me shkop druri, pastaj i kërcënon me thikë në Novi Sad

Serbia

"Gjesti flet vetë": Gjermanët reagojnë ashpër ndaj “përshëndetjes naziste” të Musk

Botë

"Bëhu serioz", presidenti i Panamasë reagon me nervozizëm ndaj pyetjes së "pushtimit" të kanalit nga ana e Trumpit

Amerika
Kalo në kategori