LAJMI I FUNDIT:

Strategjia që Hansi Flick e ka përdorur për ta rikthyer versionin e frikshëm të Lewandowskit

Strategjia që Hansi Flick e ka përdorur për ta rikthyer versionin e frikshëm të Lewandowskit

Robert Lewandowski duket si një ‘person i rilindur’ tek Barcelona që prej fillimit të epokës së Hansi Flick.

Tekniku gjerman e ka rritur nivelin e performancës së tij dhe është siguruar se polaku do të gjejë sërish golat.

Lewandowski ka shënuar katër gola në po aq ndeshje deri më tani. Sipas Diario Sport, Flick ka hartuar një plan të veçantë, për të nxjerrë më të mirën nga ai këtë sezon.


Ai ka marrë vendim që ta zëvendësojë 36-vjeçarin gjatë ndeshjeve, për të ruajtur nivelet e tij të energjisë dhe ta parandalojë atë që të ndjejë lodhje.

Lewandowski u zëvendësua diku rreth 20 minuta para përfundimit të ndeshjes me Real Valladolidin dhe ka një arsye për këtë.

Që të dy, Flick dhe Lewandowski janë pajtuar që ta zëvendësojnë atë në intervale të rregullta për ta mbajtur të freskët dhe për të siguruar që Lewandowski do të jetë aty kur Barcelona ka nevojë për të.

Sulmuesi ka qenë njëri prej lojtarëve më të mirë të blaugranasve në këtë fillim sezon, duke shënuar katër gola dhe duke dhuruar një asistim në katër ndeshje në La Liga./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Roy Keane parashikon në cilën pozitë do të përfundojë Man Utd pas humbjes ndaj Liverpoolit

Roy Keane parashikon në cilën pozitë do të përfundojë Man Utd pas humbjes ndaj Liverpoolit

Premier League
Mbappe jep një përgjigje interesante kur pyetet për Ronaldon pas dy golave ndaj Betisit

Mbappe jep një përgjigje interesante kur pyetet për Ronaldon pas dy golave ndaj Betisit

La Liga
Shtohen problemet për Real Madridin, lëndohen dy yjet e skuadrës

Shtohen problemet për Real Madridin, lëndohen dy yjet e skuadrës

La Liga
Osimhen në bisedime për transferimin befasues pasi u përjashtua nga ekipi i Napolit

Osimhen në bisedime për transferimin befasues pasi u përjashtua nga ekipi i Napolit

Serie A
Mbappe thyen heshtjen dhe flet për raportin që ka me Viniciusin në fushë

Mbappe thyen heshtjen dhe flet për raportin që ka me Viniciusin në fushë

La Liga
Strategjia që Hansi Flick e ka përdorur për ta rikthyer versionin e frikshëm të Lewandowskit

Strategjia që Hansi Flick e ka përdorur për ta rikthyer versionin e frikshëm të Lewandowskit

La Liga
Kalo në kategori