LAJMI I FUNDIT:

Di Canio kritikon ashpër Leaon dhe Hernandezin për gjestin e tyre ndaj trajnerit

Di Canio kritikon ashpër Leaon dhe Hernandezin për gjestin e tyre ndaj trajnerit

Paulo Di Canio ka dhënë një vlerësim të pamëshirshëm për Rafael Leao dhe Theo Hernandez pas veprimeve të tyre në pjesën e dytë në ndeshjen ndaj Lazios që u mbyll 2-2 të shtunën.

Paulo Fonseca i la në bankë Leaon dhe Hernandezin, për përballjen e së shtunës në Stadio Olimpico, por të dy u futën si zëvendësues në pjesën e dytë.

Pak çaste më vonë, lojtarët e Milanit u mblodhën në vijën e fushës duke dëgjuar këshillat e trajnerit gjatë një pushimi mes të lojës, por Leao dhe Hernandez qëndruan në anën tjetër të fushës.


Di Canio ka qenë i ashpër me lojtarët kuqezi. “Dëgjoj njerëz që thonë se ata janë vetëm fëmijë dhe kështu shkon, por ata vlejnë 8 milionë euro për Milanin”.

“Nëse diçka e tillë ndodh pas punës, madje edhe me miqtë e mi që ngatërrohen dhe luajnë, nëse dikush ulet aty anash me barkun e tij të varur, unë u them atyre: “Hej, çfarë po bën? Ejani dhe na ndihmoni’. Dhe ju duhet të paguani 10 euro për të luajtur në fushë. Është një turp”, deklaroi italiani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Roy Keane parashikon në cilën pozitë do të përfundojë Man Utd pas humbjes ndaj Liverpoolit

Roy Keane parashikon në cilën pozitë do të përfundojë Man Utd pas humbjes ndaj Liverpoolit

Premier League
Mbappe jep një përgjigje interesante kur pyetet për Ronaldon pas dy golave ndaj Betisit

Mbappe jep një përgjigje interesante kur pyetet për Ronaldon pas dy golave ndaj Betisit

La Liga
Shtohen problemet për Real Madridin, lëndohen dy yjet e skuadrës

Shtohen problemet për Real Madridin, lëndohen dy yjet e skuadrës

La Liga
Osimhen në bisedime për transferimin befasues pasi u përjashtua nga ekipi i Napolit

Osimhen në bisedime për transferimin befasues pasi u përjashtua nga ekipi i Napolit

Serie A
Mbappe thyen heshtjen dhe flet për raportin që ka me Viniciusin në fushë

Mbappe thyen heshtjen dhe flet për raportin që ka me Viniciusin në fushë

La Liga
Strategjia që Hansi Flick e ka përdorur për ta rikthyer versionin e frikshëm të Lewandowskit

Strategjia që Hansi Flick e ka përdorur për ta rikthyer versionin e frikshëm të Lewandowskit

La Liga
Kalo në kategori