LAJMI I FUNDIT:

Shmangu takimin me Angelina Jolie – Brad Pitt shkoi në Festivalin e Filmit në Venecia pas largimit të ish-bashkëshortes

Shmangu takimin me Angelina Jolie – Brad Pitt shkoi në Festivalin e Filmit në Venecia pas largimit të ish-bashkëshortes
Foto: Profimedia

Angelina Jolie u largua nga Italia pas premierës së filmit “Maria” në Festivalin e 81-të të Filmit në Venecia dhe Brad Pitt erdhi për shfaqjen e filmit “Wolfs”, në të cilin luan me George Clooney.

Brad mori me vete partneren e tij 26 vite më të re, Ines de Ramon, me të cilën u fotografua në Venecia.

Çifti u shoqërua me Amal dhe George Clooney.


Foto: Profimedia

Të gjithë ishin në humor të mirë dhe paparacët që i ndiqnin duket se nuk i shqetësonin aspak.

Fotografët i kapën ata teksa udhëtonin nëpër Venecia për në një restorant, ku darkuan së bashku.

Të gjitha lajmet nga Brad Pitt
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Brad Pitt

Organizatorët siguruan që ish-bashkëshortët të ndaheshin për të shmangur situatat e vështira, shkruante Page Six para fillimit të festivalit.

“Angelina do të jetë e pranishme ditën e parë, të enjten, 29 gusht, dhe më pas do të udhëtojë në Festivalin e Filmit Telluride në Kolorado me regjisorin e Marias Pablo Larrain. Brad vjen në Venecia të shtunën. Nuk ka mundësi që të takohen”, tha ai.

Foto: Profimedia

A ishte Angelina në Venecia me të dashurin e saj të ri?

Nga ana tjetër, Angelina shoqërohej nga reperi Akala në Venecia, i cili prej disa kohësh përflitet si partneri i saj i ri. Bëhet fjalë për Kingsley James McLean Daley, me të cilin aktorja është e lidhur që nga fundi i vitit të kaluar.

Jolie dhe Akala e ruajnë lidhjen e tyre nga publiku, por dihet se tashmë kanë udhëtuar bashkë. Në maj të vitit të kaluar, ata vizituan Xhamajkën dhe në fund të dhjetorit u panë duke darkuar në një restorant luksoz në Milano. /Telegrafi/

Foto: Profimedia

Në trend Magazina

Më shumë
“Besoj se dikë e kam mësuar që t’i pastrojë rrobat” - momenti kur Gjesti sheh Xhenetën në BBVA

“Besoj se dikë e kam mësuar që t’i pastrojë rrobat” - momenti kur Gjesti sheh Xhenetën në BBVA

Magazina
Xheneta Fetahu futet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Xheneta Fetahu futet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Magazina
“Nuk të vyen trupi kur nuk ke mend” - Gjesti ‘godet’ Xhenetën derisa ishte brenda

“Nuk të vyen trupi kur nuk ke mend” - Gjesti ‘godet’ Xhenetën derisa ishte brenda

Magazina
Egli reagon për herë të parë: Ndihem e trishtuar, por nuk ndodhem në asnjë spital psikiatrik - e fajëson Gjestin për të gjitha

Egli reagon për herë të parë: Ndihem e trishtuar, por nuk ndodhem në asnjë spital psikiatrik - e fajëson Gjestin për të gjitha

Magazina
Aktori që imiton Vserlon në “Portokalli” hyn në Big Brother - reagimet nuk duhet humbur

Aktori që imiton Vserlon në “Portokalli” hyn në Big Brother - reagimet nuk duhet humbur

Magazina
Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

Magazina
Kalo në kategori