LAJMI I FUNDIT:

Voska dridh Vardarin, Shkëndija vazhdon me ritëm fitues

Voska dridh Vardarin, Shkëndija vazhdon me ritëm fitues

Java e katërt e Ligës së Parë të Maqedonisë ashtu edhe sikur e kishim paralajmëruar, solli ndeshje mjaft interesante me rezultate që ndoshta edhe nuk priteshin. Voska Sport ka marrë fitore në Shkup duke e mundur vardarin, ndërsa Shkëndija dhe Struga fituan në shtëpi, njofton Telegrafi.

Voska Sport arriti të marrë një fitore të rëndësishme në Shkup, duke mposhtur Vardarin me rezultat 3-1. Voska e paralajmëroi dominimin me golin e Donart Ibraimit që në minutën e 53-t, ndërsa më pas Jasmin Mecinoviç dhe Abdulhadi Jahja shënuan dy golat e tjerë. Vardari shënoi golin e nderit me Nikollçe Sharkoskin. Kjo fitore është një tjetër sinjal i fuqisë së Voska Sport, që po tregon formë të mirë në këtë fillim sezoni.

Shkëndija, nga ana tjetër, e mbajti ritmin fitues në Tetovë, duke triumfuar 2-0 kundër Pelisterit me golat e Klisman Cake dhe Vane Krstevskit. Me këtë fitore, Shkëndija vazhdon të qëndrojë në pozitën e parë në tabelë dhe të konfirmojë pretendimet për titullin e kampionit.


Edhe Struga i është kthyer fitores duke mposhtur në shtëpi ekipin e AP Brera, me rezultat të pastër 2-0. Stefan Jevtoski dhe Lanre Kehinde ishin autor të golave.

Ndërkohë, Sileksi i shkaktoi një tjetër goditje FC Shkupit, duke fituar 2-1 në një ndeshje dramtike të luajtur në Kratovë. Sileksi kalo në epërsi me Eftimov, ndërsa Shkupi kishte mundësi të barazojë nga pika e bardhë, por Ibishi nuk ishte preciz, fillimisht portieri Xhekov mbrojti, më pas topi përsëri u gjet te Ibishi, i cili me kokë gjuajti mbi portë. Golin e dytë Sileksi e shënoi me anë të ish-futbollistit të Shkupit, Gjorgjievski, ndërsa në minutat kur Shkupi po luante me një futbollist më pas shkaku që me karton të kuq u ndëshkua Clement Ansah, Demir Imeri shënoi gol për të zbutur disfatën. FC Shkupi duket se po kalon një periudhë të vështirë, me rezultate që nuk përputhen me pritshmëritë e klubit.

Ndeshjet e tjera të javës u mbyllën me barazime pa gola. Besa nuk arriti të gjejë rrjetën kundër Rabotniçkit në një duel mjaft interesant, ndërsa gjithashtu Tikveshi dhe Gostivari ndanë pikët pas një ndeshje që përfundoi me rezultatin 0-0.

Standings provided by Sofascore

Rezultatet e plota të javës së katërt: Besa 1976 – Rabotniçki 0-0, Shkëndija – Pelisteri 2-0, Sileksi – Shkupi 2-1, Struga – AP Brera 2-0, Tikveshi – Gostivari 0-0 dhe Vardari – Voska Sport 1-3. Kampionati vendor tani do të ketë një pauz dy javore, pasi nisin angazhimet e përfaqësueseve në kuadër të Ligës së Kombeve të UEFA-s /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier

Premier League
I

I "uritur" për më shumë minuta - Arda Guler pajtohet t'i bashkohet gjigantit evropian këtë muaj

Serie A

"Favoriti sekret" i Ballakut për ta fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon - do ta trondiste botën e futbollit

Liga e Kampionëve
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

"Vjedhja e sezonit" - si iu mohua Benficas penalltia sekonda para se Raphinha ta shënonte golin e fitores

Liga e Kampionëve
Barcelona është e interesuar për 'Lamine Yamalin portugez'

Barcelona është e interesuar për 'Lamine Yamalin portugez'

La Liga
Kalo në kategori