LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 29° fair_day

Parku i Biznesit në Prizren, vitin e ardhshëm hap dyert për bizneset prodhuese

Parku i Biznesit në Prizren, vitin e ardhshëm hap dyert për bizneset prodhuese

Komuniteti i biznesit në Prizren prej shumë vitesh avokon për funksionalizimin e Parkut të Biznesit, një projekt ky i nisur që moti nga organet komunale, por që ende mbetet i pa finalizuar.

Zyrtarët komunalë për Telegrafin kanë theksuar se procedurat ligjore lidhur me Parkun e Biznesit planifikohet të përmbyllen deri në fund të këtij viti, në mënyrë që prej fillimit të vitit të ardhshëm të nis vendosja e bizneseve prodhuese.

Kryetari i shoqatës së biznesmenëve dhe zejtarëve “Esnaf”, Varis Xhejlani ka nënvizuar se si Parku i Biznesit është i rëndësisë vitale për zhvillimin ekonomik të Komunës së Prizrenit.


“Ky park do të jetë i mirëseardhur sidomos për bizneset prodhuese. Konsiderojmë se do të mundësojë edhe tërheqjen e investitorëve të huaj, hapjen e bizneseve të reja, krijimin e vendeve të reja të punës e cila pastaj kurorëzohet me sigurimin e mirëqenies dhe prosperitetit për qytetarët e Komunës si dhe parandalimin e largimit të pjesës më vitale të popullsisë, rinisë”, ka thënë ai.

Varis Xhejlani, ESNAF

Sipas tij ky projekt është zvarritur shumë dhe duhet të përmbyllet në afatin sa më të shkurtër kohor.

“Të gjitha subjektet politike në fushata parazgjedhore kanë premtuar realizimin e Parkut të Biznesit, por ato premtime nuk janë finalizuar deri më sot. Tashmë, ka ardhur koha që ky projekt të finalizohet pa vonesa të mëtutjeshme. Pas takimeve të zhvilluara me zyrtarët komunalë jemi optimistë që ky park do të funksionalizohet më së largu deri në vitin e ardhshëm”, ka deklaruar Xhejlani për Telegrafin.

Ai ka shtuar se bazuar në kontaktet me bizneset prodhuese, nevoja për një hapësirë të tillë është e madhe.

“Ne jemi duke e zhvilluar edhe një hulumtim për të identifikuar nevojat dhe kërkesat e bizneseve të sektorit të prodhimtarisë lidhur me Parkun e Biznesit, dhe indikacionet e para se nevoja për një park të tillë është shumë e madhe”, është shprehur Xhejlani.

Shoqata “Esnaf”, një muaj më parë, pat zhvilluar një takim me bizneset prodhuese për të shqyrtuar kërkesat e tyre lidhur me vendosjen eventuale në Parkun e Biznesit. Në atë takim, përfaqësuesit e bizneseve të ndryshme patën vlerësuar se funksionalizimi i këtij Parku është i vonuar dhe se autoritetet lokale e qendrore duhet ti përshpejtojnë veprimet në këtë drejtim me qëllim të stimulimit të zhvillimit ekonomik lokal në Prizren.

Drejtori i Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Prizrenit, Ramadan Tarashaj ka vlerësuar se deri në fund të vitit do të plotësohen kërkesat ligjore lidhur me Parkun e Biznesit dhe nga janari do të nis vendosja e bizneseve në këtë hapësirë.

Ramadan Tarashaj, DTZHE

“Në bazë të ecurive deritanishme besoj se deri në fund të vitit do ti përmbyllim të gjitha procedurat ligjore lidhur me Parkun e Biznesit. Pastaj në muajin janar të vitit të ardhshëm do të jemi të gatshëm ta hapim Parkun e Biznesit për bizneset. Nuk po e them 100%, por jemi të bindur që në janar do të ndodh kjo”, ka thënë Tarashaj për Telegrafin.

Në të njëjtën kohë ka theksuar se Komuna e Prizrenit respektivisht DTZHE kanë njohuri për kërkesat e bizneseve në këtë drejtim.

“Me shoqatat e komunitetit të biznesit dhe zejtarëve kemi takime të rregullta. Kemi njohuri për kërkesat e tyre dhe po shqyrtojmë mundësitë që nevojat e tyre t’i akomodojmë brenda Parkut të Biznesit. Ndonëse ende nuk i kemi vendosur kriteret se si do të vendosen bizneset, afërsisht ne i dimë se çfarë po kërkohet dhe çfarë do të ofrojmë”, ka deklaruar Tarashaj.

Sipas tij do të ketë sërish takime me bizneset për të dëgjuar kërkesat e tyre, dhe për ti njoftuar se si do të rrjedhin procedurat për vendosjen e tyre në Parkun e Biznesit.

“Bindja ime është se përparësi do ti jepet prodhuesve, fjala është për prodhimet e lehta, që aktualisht veprojnë në hapësira me qira, dhe ata do të vendosen të parët. Pra qëllimi ynë është të krijojmë lehtësi për ta, që të ketë një vend ku ta realizojë investimin, në vend se të shpenzojë mjete financiare për blerjen e pronës . Kësisoj hapen vendet e reja të punës dhe ndikohet që papunësia në Komunën tonë të zvogëlohet dukshëm”, ka thënë Tarashaj.

Procesi i krijimit të Zonës Ekonomike në Prizren pati filluar para më shumë se një dekade dhe që nga ajo kohë Parku i Biznesit nuk është funksionalizuar. Ndërkohë Komuna përgjatë disa mandateve në këtë hapësirë ka investuar mjete të konsiderueshme financiare nga buxheti i saj. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Vuçiq ia ndërprenë disa herë fjalimin homologut malazez në Pragë, Millatoviqit i thotë se gjuha e tij është serbishtja

Vuçiq ia ndërprenë disa herë fjalimin homologut malazez në Pragë, Millatoviqit i thotë se gjuha e tij është serbishtja

Serbia
U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës

U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës

La Liga
Është mbretëresha e modës së rrugës dhe thyen të gjitha rregullat e modës

Është mbretëresha e modës së rrugës dhe thyen të gjitha rregullat e modës

Moda
Forca të shumta të karabinierëve edhe sot te Ura e Ibrit, thonë se po vazhdojnë

Forca të shumta të karabinierëve edhe sot te Ura e Ibrit, thonë se po vazhdojnë "stërvitjet"

Lajme
Lajçak: S’ka vullnet politik për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, përparimi i saj varet pas zgjedhjeve në Kosovë

Lajçak: S’ka vullnet politik për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, përparimi i saj varet pas zgjedhjeve në Kosovë

Lajme
Në Adriatik është filmuar diçka ‘që rrëshqiste’ përgjatë sipërfaqes së detit – bie në sy një koment ‘për çmimet e larta’ në Kroaci

Në Adriatik është filmuar diçka ‘që rrëshqiste’ përgjatë sipërfaqes së detit – bie në sy një koment ‘për çmimet e larta’ në Kroaci

Interesante
Kalo në kategori