Ish-deputeti i LDK-së, Faton Bislimi, i cili aktualisht jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka dhënë një intervistë për emisionin “Përballje” në Telegrafi.com me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu, ku diskutoi mbi zhvillimet e fundit gjeopolitike në Kosovë dhe rajon.
Bislimi theksoi rëndësinë e këtyre vizitave duke i cilësuar si të jashtëzakonshme për Kosovën, sidomos në kontekstin e tensioneve globale midis perëndimit dhe lindjes, me Rusinë dhe Serbinë në qendër të vëmendjes.
“Vizitat në fjalë kanë vlerë jashtëzakonisht të madhe për Kosovën, sepse në qoftë se ka një vend ku mund të ndizet një konflikt i ri, si kërkesë dhe si synim i Rusisë, për ta shpërqendruar vëmendjen perëndimore nga konflikti me Ukrainën është Ballkani”, deklaroi Bislimi.
Ai vuri në dukje se Kosova, për shkak të marrëdhënieve të tensionuara me Serbinë dhe sfidave të vazhdueshme në veri të vendit, është një vend potencial për shpërthimin e një konflikti të ri, i cili mund të përdoret nga Rusia për të shpërqendruar vëmendjen nga lufta në Ukrainë.
Në vazhdim, Bislimi nënvizoi rëndësinë strategjike të Kosovës në dinamikat globale, pavarësisht se vendi është i vogël në madhësi.
“Ne mund ta shohim veten si vend i vogël. Mund ta shohim veten si vend i parëndësishëm në ë në çështjet globale të marrëdhënieve ndërkombëtare mirëpo kemi vlerë të madhe në këtë dinamikë të zhvillimeve. Domethënë, ne mund të jemi një vogëlsirë, por jemi vogëlsirë vlerë madhe në zhvillimet dinamike me të cilat ballafaqohet perëndimi sot”, shtoi aktivisti nga SHBA.
Ai theksoi se Kosova ka një partneritet të gjatë dhe të besueshëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili është ndërtuar mbi baza të forta besimi.
Sipas tij, ky besim dhe partneritet e bëjnë Kosovën një aktor të rëndësishëm në zhvillimet gjeopolitike aktuale, veçanërisht duke pasur parasysh se Ballkani mbetet një rajon me potencial për konflikte të reja.
Bislimi shtoi se është thelbësore që Kosova, si shtet dhe si shoqëri, të jetë vigjilente dhe e përgatitur për të përballuar sfidat që mund të lindin në këtë kontekst kompleks ndërkombëtar./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova