LAJMI I FUNDIT:

Ballkani nuk gabon në shtëpi ndaj Feronikelit 74, shpërthen braziliani Giovanni 

Ballkani nuk gabon në shtëpi ndaj Feronikelit 74, shpërthen braziliani Giovanni 

Ballkani ka arritur të shënojë fitore ndaj  Feronikelit 74 me rezultat 3-1 në ndeshjen e vlefshme për xhiron e tretë të Superligës së Kosovës. 

Pjesa e parë edhe pse ishte aktive, munguan golat, që siç duket skuadrat i kishin rezervuar për pjesën e dytë. 

Rezultati u zhbllokua në minutën e 53-të, kur Walid Hamidi shënoi për 1-0. 


Nuk vonoi shumë dhe shifrat u barazuan nga Arlind Shabani që konkretizoi një aksion të bukur të mysafirëve për 1-1. 

Por kjo ndeshje ishte paraparë për brazilianin e shumëpërfolur Giovanni i cili shpërtheu me dy gola. 

Fillimisht ai ia sjelli epërsinë skuadrës së tij në minutën e 82-të me një goditje të saktë nga brenda zonës për 2-1. 

Në minutën e 89-të, Giovanni shënoi një gol të bukur nga distanca për 3-1. 

Ballkani është lider me 7 pikë, ndërsa Feronikeli pas tri xhirosh është ende pa fitore./ Telegrafi/  

Standings provided by Sofascore

Në trend Sport

Më shumë
Transferimet e fundit të afati kalimtar veror – klubet po punojnë për të mbyllur goditjet e fundit

Live Transferimet e fundit të afati kalimtar veror – klubet po punojnë për të mbyllur goditjet e fundit

Ndërkombëtare

"Nga pamje e jashtme Barcelona është një gjigant, por në fakt nga brenda është një klub i vogël" - Claudio Bravo me deklaratë tronditëse për katalunasit

La Liga
Rezultatet dhe renditja në Ligën e Parë pas javës së dytë – befasi në të dyja grupet

Rezultatet dhe renditja në Ligën e Parë pas javës së dytë – befasi në të dyja grupet

Liga e Parë
Xherdan Shaqiri kthehet te Baseli, Albian Ajeti shënon gol

Xherdan Shaqiri kthehet te Baseli, Albian Ajeti shënon gol

Ligat tjera
Rezultatet dhe renditja pas javës së dytë në Superligën e Kosovës

Rezultatet dhe renditja pas javës së dytë në Superligën e Kosovës

Superliga
Çfarë tha Nico Williams te Lamine Yamal, pasi sensacioni i Barcelonës tentoi ta godiste

Çfarë tha Nico Williams te Lamine Yamal, pasi sensacioni i Barcelonës tentoi ta godiste

La Liga
Kalo në kategori