LAJMI I FUNDIT:

Vinicius Junior dhe Real Madridi do ta refuzojnë çdo ofertë saudite që vjen

Vinicius Junior dhe Real Madridi do ta refuzojnë çdo ofertë saudite që vjen

Real Madridi nuk e ka ndërmend të shesë Vinicius Junior edhe pse ka interesim të fortë nga Saudi Pro League. 

Mediat e shumta në të gjithë Evropën kanë pohuar se sauditët po konsideronin një ofertë të lartë për brazilianin, pasi duan ta bëjnë superyllin e ardhshëm në këtë vend. 

Raportet mbi shumën që Vinicius mund të fitonte në një klub në Arabinë Saudite kanë ndryshuar, por shumica pajtohen se ai mund të fitonte më shumë se 1 miliard euro. 


Megjithatë, për të arritur atje, ai do të duhet të vendosë të largohet nga Los Blancos dhe Real Madridi do të duhet të negociojë një marrëveshje largimi për 24-vjeçarin dhe klauzolën e tij të lirimit prej 1 miliard euro. 

Real Madrid e ka hedhur poshtë interesimin e arabëve dhe situata pritet të mbetet e mbyllur të paktën deri në verën e ardhshme. 

Sipas ekspertëve të transferimeve Matteo Moretto dhe Fabrizio Romano, çdo ofertë që do të vijë do të refuzohet pa dyshim.

 

Moretto pretendoi se asnjë ‘ofertë konkrete’ nuk erdhi te Real Madrid për yllin e tyre dhe lojtari nuk do të ishte i interesuar, por fuqia financiare në Lindjen e Mesme do të thotë se e ardhmja mund të jetë e ndryshe pavarësisht se arabët kanë ulur shpenzimet në 12 muajt e fundit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Sezoni i ri, Bayer Leverkusen i njëjti: Xhaka super gol, Wirtz shkëlqen, fitoren në minutën e 101-të

Sezoni i ri, Bayer Leverkusen i njëjti: Xhaka super gol, Wirtz shkëlqen, fitoren në minutën e 101-të

Si të fillonte ndryshe Bundesliga pa një gol spektakolar të Granit Xhakës – mesfushori shqiptar ‘shqyen’ rrjetën  nga 30 metra

Si të fillonte ndryshe Bundesliga pa një gol spektakolar të Granit Xhakës – mesfushori shqiptar ‘shqyen’ rrjetën  nga 30 metra

El Ghazi fiton gjyqin ndaj klubit të Bundesligës – ai do të dhurojë gjysmë milioni euro për fëmijët në Gaza

El Ghazi fiton gjyqin ndaj klubit të Bundesligës – ai do të dhurojë gjysmë milioni euro për fëmijët në Gaza

Roberto Carlos renditë pesë lojtarët më të mirë në histori të Real Madridit

Roberto Carlos renditë pesë lojtarët më të mirë në histori të Real Madridit

Granit Xhaka me statistika fantastike nda Borussia M’Gladbach: Një gol, 117 prekje topi, 98 pasime të sakta

Granit Xhaka me statistika fantastike nda Borussia M’Gladbach: Një gol, 117 prekje topi, 98 pasime të sakta

“Është zhgënjyese, nuk mund të jetë hapi i fundit në karrierë Real Sociedadi” - Carragher i habitur me refuzimin që Zubimendi i bëri Liverpoolit

“Është zhgënjyese, nuk mund të jetë hapi i fundit në karrierë Real Sociedadi” - Carragher i habitur me refuzimin që Zubimendi i bëri Liverpoolit

Kalo në kategori