LAJMI I FUNDIT:

Ishte në listën e largimeve, por Juventusi ndryshon mendje dhe ia vazhdon kontratën McKenniet

Ishte në listën e largimeve, por Juventusi ndryshon mendje dhe ia vazhdon kontratën McKenniet

Juventusi ka konfirmuar se mesfushori amerikan, Weston McKennie ka nënshkruar një zgjatje të re të kontratës deri në verën e vitit 2026.

Marrëveshja e mëparshme e amerikanit në Allianz Stadium do të skadonte në fund të sezonit aktual, më 20 qershor 2025.

Ai ka vazhduar me të njëjtat kushte siç kishte fituar më parë me Bianconerët, që mendohet të jetë rreth 2.5 milionë euro pagë në sezon.


Ka qenë një verë me pasiguri për amerikanin pasi fillimisht iu tha se ai nuk do të ishte pjesë e planeve të skuadrës së parë të Thiago Mottas.

Megjithatë, disa javë më vonë, dhe jo për herë të parë, McKennie i ka kthyer gjërat në favor dhe ka fituar vendin e tij përsëri. Ai do të vazhdojë të stërvitet dhe të konkurrojë me lojtarë si Khephren Thuram, Douglas Luiz dhe Manuel Locatelli për një vend në formacionin startuese.

McKennie ka dha më shumë asistime në të gjitha garat se çdo lojtar tjetër i Juventusit sezonin e kaluar./Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Si të fillonte ndryshe Bundesliga pa një gol spektakolar të Granit Xhakës – mesfushori shqiptar ‘shqyen’ rrjetën  nga 30 metra

Si të fillonte ndryshe Bundesliga pa një gol spektakolar të Granit Xhakës – mesfushori shqiptar ‘shqyen’ rrjetën  nga 30 metra

Mirlind Daku e ka kthyer në rutinë shënimin e golave, gjen rrjetën sërish në elitën e futbollit rus

Mirlind Daku e ka kthyer në rutinë shënimin e golave, gjen rrjetën sërish në elitën e futbollit rus

“Kur luajmë kundër tyre, do të dridhemi”, Guardiola befason kur zgjedh kundërshtarin më të vështirë në Ligën Premier

“Kur luajmë kundër tyre, do të dridhemi”, Guardiola befason kur zgjedh kundërshtarin më të vështirë në Ligën Premier

Roberto Carlos renditë pesë lojtarët më të mirë në histori të Real Madridit

Roberto Carlos renditë pesë lojtarët më të mirë në histori të Real Madridit

Jo të gjithë e kanë muskulin që e ka lënduar Bellingham - ai do t'i humb minimum tri ndeshje

Jo të gjithë e kanë muskulin që e ka lënduar Bellingham - ai do t'i humb minimum tri ndeshje

Liverpooli po përgatit një transferim prej rreth 80 milionë eurosh që do të tronditë Ligën Premier

Liverpooli po përgatit një transferim prej rreth 80 milionë eurosh që do të tronditë Ligën Premier

Kalo në kategori