LAJMI I FUNDIT:

Ancelotti pretendon se mesazhi i Rodrygos ishte i rremë

Ancelotti pretendon se mesazhi i Rodrygos ishte i rremë

Ylli i Real Madridit, Rodrygo Goes ka qenë në krye të mediave muajt e fundit, pasi pozicioni i tij vihet në pikëpyetje pas ardhjes së Kylian Mbappe. Braziliani ka qenë i qartë se është i lumtur në klub dhe është i kënaqur që ka francezin pranë tij, por nuk i ka ndalur spekulimet se ai ka më shumë gjasa të largohet, qoftë këtë verë apo në vijim.

Të hënën mbrëma u shfaq një mesazh në mediat sociale ku Rodrygo vuri në dukje se ai ishte pjesë e një katërshe sulmuese së bashku me Mbappe, Jude Bellingham dhe Vinicius Junior, si BMRV dhe jo vetëm BMV, siç ishte quajtur nga shtypi madrilen.

Duke folur të premten përpara ndeshjes së Real Madridit kundër Real Valladolid, menaxheri Carlo Ancelotti u tha mediave se Rodrygo e kishte informuar atë se nuk ishte një mesazh i vërtetë.


“Kam folur me të. E pyeta nëse kishte ndodhur diçka, më tha se ishte i rremë, se nuk kishte thënë asgjë. Ai është i lumtur dhe punon mirë. Nuk ka asnjë problem me të”, ka thënë fillimisht Ancelotti.

Në përgjithësi për brazilianin, ai dëshironte të tregonte se Rodrygo po përmbushte detyrat që i kishte vendosur.

“Të gjithë e dimë cilësinë që ka. Në këto dy ndeshje ai doli shumë mirë. Me këtë ekip shumë mbrojtës, sulmuesit duhet të punojnë më shumë dhe ai po e bën mirë”.

“Ai është shumë i lumtur dhe i kënaqur sepse po luan. Është një temë që ne nuk e komentojmë sepse nuk ka nevojë të komentohet”, përfundoi trajneri i Los Blancos. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Liverpooli po përgatit një transferim prej rreth 80 milionë eurosh që do të tronditë Ligën Premier

Liverpooli po përgatit një transferim prej rreth 80 milionë eurosh që do të tronditë Ligën Premier

Barcelona emëron pesë kapitenët për sezonin e ri – në listë edhe emra befasues

Barcelona emëron pesë kapitenët për sezonin e ri – në listë edhe emra befasues

Gundogan u kthye te Man City, tani Guardiola pyetet se a mund të ndodh e njëjta me Sterling

Gundogan u kthye te Man City, tani Guardiola pyetet se a mund të ndodh e njëjta me Sterling

“Kur luajmë kundër tyre, do të dridhemi”, Guardiola befason kur zgjedh kundërshtarin më të vështirë në Ligën Premier

“Kur luajmë kundër tyre, do të dridhemi”, Guardiola befason kur zgjedh kundërshtarin më të vështirë në Ligën Premier

“Tani shkojmë në vende të bukura, në vend të Serbisë apo Polonisë”, ylli i Ajaxit ‘godet’ dy shtetet

“Tani shkojmë në vende të bukura, në vend të Serbisë apo Polonisë”, ylli i Ajaxit ‘godet’ dy shtetet

Flick dhe Deco nervozohen pasi Barcelona pranoi ofertën për shitjen e një lojtari të rëndësishëm

Flick dhe Deco nervozohen pasi Barcelona pranoi ofertën për shitjen e një lojtari të rëndësishëm

Kalo në kategori