LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet “marrëveshja sekrete” që Leny Yoro ka me Manchester United

Zbulohet “marrëveshja sekrete” që Leny Yoro ka me Manchester United

Leny Yoro ka një ‘marrëveshje sekrete’ që me shumë gjasë nuk do t’iu pëlqejë aspak tifozëve të Manchester United.

Mbrojtësi francez iu bashkua Djajve të Kuq për një tarifë prej 62 milionë euro nga Lille në fillim të kësaj vere.

United mposhti Real Madridin, Paris Saint-Germainin dhe Lyonin për të nënshkruar me qendërmbrojtësin e shumëkërkuar 18-vjeçar.


Tifozët do të duhet të presin për ta parë atë në aksion konkurrues, pasi ai pësoi një lëndim metatarsal në para-sezon që mund ta mbajë jashtë deri në nëntor.

Por paraqitjet e tij në fillimet e para-sezonit – përfshirë debutimin e tij kundër Rangers muajin e kaluar – ishin jashtëzakonisht inkurajuese dhe tifozët e United shpresojnë se ai mund t’i kthejë ngadalë drejt konkurrencës për titullin e Ligës Premier.

Por, këto ambicie mund të shkurtohen brenda dy vjetësh, sipas një raportimi të ri.

Gazeta spanjolle Defensa Central – e cila kryesisht raporton për Real Madridin – raporton se Yoro nuk e ka përjashtuar ende një lëvizje te Reali në një moment gjatë karrierës së tij.

Ata gjithashtu pretendojnë se 18-vjeçari ka një marrëveshje verbale me United që do ta lejonte atë të transferohej në Bernabeu në vitin 2026 nëse ofrohet një tarifë prej 50 deri në 55 milionë euro dhe nëse Yoro dëshiron të largohet nga Old Trafford.

Vlen të theksohet se disa mediume spanjolle fillimisht raportuan se Yoro kishte vendosur të bashkohej me Real Madridin para ndonjë klubi tjetër kur ai ishte ende në Lille, por 18-vjeçari ndryshoi mendje dhe shkoi në Old Trafford. /Telegrafi/