Milanov: Po përmirësohet kapaciteti i AUV për kontroll të sëmundjeve te kafshët

Zbatimi efektiv i sistemit të kontrollit të sëmundjeve të kafshëve me dhjetë aktivitete të ndryshme, forcimi i kapaciteteve të sigurisë ushqimore me katër aktivitete, përmirësimi i sistemit të kontrollit zyrtar me katër aktivitete dhe përmirësimi i sistemit të mbledhjes së të dhënave dhe vlerësimit të rrezikut me katër aktivitete, është rezultat i projektit “Përmirësimi i kontrollit e sëmundjeve të kafshëve dhe zbatimi i sistemit të sigurisë ushqimore” që është zbatuar që nga prilli 2022 dhe përfitues kryesor i të cilit është Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV).
Në kuadër të projektit, të financuar nga Bashkimi Evropian në vlerë prej 868 mijë euro, ndërsa i zbatuar nga konsorciumi KAPA, ngjarja përfundimtare që u mbajt sot në Shkup, ishin realizuar një numër i madh i aktiviteteve të cilët i avancuan sistemet institucionale për shëndet të kafshëve dhe shëndetit publik përmes qasjes së integruar multidisplinare.
“Aktivitetet e zbatuara të projektit mundësuan përmirësimin e sistemit kombëtar të shëndetit të kafshëve për të siguruar zbulimin e hershëm dhe reagimin efektiv ndaj sëmundjeve të kafshëve duke zbatuar sisteme të avancuara të mbikëqyrjes së BE-së. Synimi i tyre përfundimtar është mbrojtja e shëndetit të qytetarëve, duke rritur besimin e tyre në sistemet e kontrollit të institucioneve dhe duke ofruar kushte për shpërndarje më të mirë të produkteve vendore në tregjet evropiane dhe më gjerë”, tha drejtori i AUV Oliver Milanov.
Ai theksoi se përmes projektit janë zhvilluar edhe plane gjithëpërfshirëse për kontroll dhe çrrënjosje të sëmundjeve me prioritet në bashkëpunim me veterinerët privatë dhe Odën e Veterinarëve. Fakulteti i Mjekësisë Veterinare nga Shkupi me fermerë dhe organe të tjera kompetente me qëllim të sigurimit të qasjes së koordinuar lidhur me shëndetin e kafshëve.
Theksoi se nga numri i madh i aktiviteteve të realizuara në kuadër të projektit dolën edhe një numër i madh i dokumenteve të shkruara të cilat në të ardhmen do ta përmirësojnë efektivitetin dhe cilësinë në punën e AUV-së, por edhe të institucioneve të tjera kompetente përgjegjëse për sistemin për kontroll të sëmundjeve te kafshët dhe sigurisë së ushqimit.
Shefi i Departamentit të Operacioneve në Delegacionin e BE-së në Shkup, Stefen Hudolin, tha se edhe pse kjo është një ngjarje e përfunduar, ai ende nuk dëshiron ta konsiderojë si fund të diçkaje, por, siç tha ai, ende duhet të të fillojë puna për temat e projektit të cilat do të bëjnë të mundur rritjen e kapaciteteve për sigurinë ushqimore dhe do të përmirësojë pozicionin fillestar të vendit për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian.
“Kemi shumë dokumente dhe rekomandime të përgatitura për sigurinë ushqimore dhe kontrollin e sëmundjeve të kafshëve, të cilat tani duhet të përkthehen në legjislacionin maqedonas dhe të miratohen dhe zbatohen për sigurinë e të gjithë qytetarëve në vend, si dhe për procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE”, deklaroi Hudolin.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Edi Rama reagon pas vizitës së Thaçit në Kosovë: "Burrë"

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Vizita e Thaçit në QKUK nën masa të rrepta sigurie, Hamza kritikon Specialen: Pamje e panevojshme dhe e padrejtë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker