LAJMI I FUNDIT:

Dy vdekje të dyshimta në Gjilan dhe Prizren, policia nis hetimet

Dy vdekje të dyshimta në Gjilan dhe Prizren, policia nis hetimet
Foto: Ilustrim

Dy vdekje të dyshimta janë raportuar në 24 orët e fundit në Policinë e Kosovës. Rastet kanë ndodhur në Gjilan dhe Prizren, me ç’rast policia ka nisur hetimet.

Në Gjilan është raportuar se viktima mashkull kosovar ishte dërguar në Qendrën Emergjente në Gjilan për shkak të gjendjes shëndetësore, mirëpo nga mjeku kujdestar ishte konstatuar vdekja e tij.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe me vendim të tij trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion.


Edhe në Prizren është raportuar se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësite përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit , trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion. /Telegrafi/