Avokati Ben Emmerson nuk do të jetë më në mbrojte të Kadri Veselit. Gjykata Speciale tashmë ka miratuar tërheqjen e tij.
Në njoftimin zyrtar të lëshuar nga Gjykata më 21 gusht 2024, u theksua se Trupi Gjykues në çështjen Thaçi dhe të tjerët ka miratuar përfundimin e përfaqësimit ligjor të Veselit nga Emmerson.
Ky vendim u mor pasi të dy, Veseli dhe Emmerson, arritën një marrëveshje të përbashkët për tërheqjen.
Gjykata u shpreh e bindur se ndryshimi në ekipin mbrojtës nuk do të shkaktojë ndonjë vonesë në procesin gjyqësor.
Por, cila është arsyeja pse Veseli e largoi avokatin Ben Emmerson
Sipas njoftimit të Dhomave të Specializuara vendimi për largimin e Emmersonit është marrë me pajtimin e të dy palëve, duke u aprovuar për arsye të vlefshme nga Trupi Gjykues dhe pas kërkesës së vetë Kadri Veselit.
Në njoftim thuhet se Trupi Gjykues është siguruar që ky ndryshim nuk do të shkaktojë vonesa në procesin gjyqësor dhe se përfaqësimi i Veselit do të vazhdojë pa pengesa.
Dokumentet e publikuara tregojnë se më 8 gusht 2024, Veseli dhe Emmerson kanë njoftuar Sekretarin për përfundimin e përfaqësimit.
Më 20 gusht, Sekretari i dorëzoi Panelit dokumente të tjera që konfirmonin kërkesën e Veselit për ndërprerjen e parakohshme të përfaqësimit nga Emmerson.
Më 7 gusht 2024, Veseli përmes avokates së tij, O’Reilly, kërkoi tërheqjen e Emmerson, duke përmendur një “prishje të parevokueshme” në marrëdhënien avokat-klient.
Emmerson, të nesërmen, konfirmoi tërheqjen e tij të hershme nga detyrat si avokat kryesor i Veselit.
Më pas, më 16 gusht 2024, Sekretaria pranoi një formular ku Veseli kërkonte emërimin e Rodney Dixon si avokatin e tij të ri kryesor.
Në këtë proces, Veseli dhe Emmerson kanë siguruar që Veseli do të vazhdojë të përfaqësohet nga ekipi aktual mbrojtës, duke përfshirë avokatet O’Reilly dhe Rowan.
Trupi Gjykues theksoi se ky ndryshim i avokatit kryesor nuk do të shkaktojë vonesa në procedurë, pasi Veseli do të vazhdojë të mbështetet nga avokatët e tjerë që kanë qenë pjesë e ekipit të tij mbrojtës.
Në fund, Trupi Gjykues miratoi zyrtarisht ndërprerjen e përfaqësimit të Ben Emmerson si avokat i Kadri Veselit.
Emmerson, avokat ndërkombëtar dhe ish-raportuesi Special i OKB-së për Kundër Terrorizëm dhe të Drejtat e Njeriut, ishte emëruar në krye të mbrojtjes së Veselit në fund të vitit 2020.
Emmerson është i njohur për publikun kosovar, sidomos për proceset gjyqësore ndaj ish-kryeministrit Ramush Haradinaj në kuadër të Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë.
Në Gjykatën Speciale aktualisht janë duke u zhvilluar disa gjykime ndaj ish-eprorëve të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Deri më tani, gjykata ka dënuar ish-eprorin e UÇK-së, Salih Mustafa me 22 vjet burgim për krime lufte si dhe janë shqiptuar dënime për pengimin e drejtësisë për dy ish-figura të Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.
Ndër gjykimet që po vazhdon është edhe ai ndaj Veselit, ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ish-deputetit Rexhep Selimi.
Ata kanë një aktakuzë të përbashkët për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, akuza që i kanë mohuar.
Ministria e Drejtësisë: Avokati i Veselit nuk u largua për shkak të mospagesës, ai përfitoi mbi 4 milionë euro
Ministria e Drejtësisë ka demantuar lajmet që qarkulluan rreth pagesave për avokatët e angazhuar në mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së në Dhomat e Specializuara në Hagë.
MD thotë se ka paguar deri më sot një shumë totale prej 26,179,562 eurosh për mbrojtjen e personave që po mbahen në paraburgim.
Pretendimet se Ministria nuk po i paguan mjaftueshëm avokatët janë tërësisht të pavërteta.
Për sa i përket çështjes së Kadri Veselit, avokati i tij, Ben Emmerson, ka përfituar nga Ministria e Drejtësisë një shumë prej 4,019,724.91 eurosh.
Ministria thekson se tërheqja nga detyra nga ana e avokatëve mund të justifikohet me arsye të ndryshme, por pagesa e ulët nuk është një prej tyre.
Ministria e Drejtësisë thekson se vazhdon të veprojë me profesionalizëm brenda kompetencave të saj, duke përmbushur të gjitha kërkesat e mbrojtjes për të gjithë ata që padrejtësisht po gjykohen nga Gjykata Speciale.
Ministria shton se po monitoron me kujdes çdo veprim brenda Gjykatës Speciale dhe është e përkushtuar të sigurojë mbështetje të plotë në çdo hap të këtij procesi, për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e ish-krerëve të UÇK-së.
Kush është Rodney Dixon, avokati i ri i ekipit mbrojtës të Kadri Veselit?
Rodney Dixon, një avokat me përvojë të gjerë ndërkombëtare, është caktuar si kryembrojtësi i ri për Kadri Veselin.
Dixon ka një karrierë të spikatur në fushën e të drejtës ndërkombëtare publike dhe penale, si dhe të drejtave të njeriut, duke përfaqësuar qeveri, politikanë të shquar dhe individë në raste të ndërlikuara globale.
Ndër rastet më të spikatura ku Dixon ka qenë i angazhuar, përfshihen përfaqësimi i Qeverisë së Afganistanit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare, mbrojtja e viktimave ujgure në rastin e gjenocidit të supozuar nga autoritetet kineze dhe përfaqësimi i Al Jazeera-s në rastin e vrasjes së gazetares Shireen Abu Akleh.
Ky ndryshim në ekipin mbrojtës të Veselit vjen në një kohë kur procesi gjyqësor është në faza kritike, por Gjykata ka siguruar se procesi do të vazhdojë pa vonesa.
Disa nga rastet më të rëndësishme të tij
Republika e Mozambikut (duke vepruar përmes Prokurorit të Përgjithshëm) kundër Credit Suisse International dhe të tjerë. Në një vendim të dhënë më 4 shtator 2023, Justice Robin Knowles u shpreh se presidenti në detyrë i Mozambikut, Shkëlqesia e Tij Presidenti Nyusi, ka të drejtën e imunitetit në lidhje me një padi të Pjesës 20 të ngritur kundër tij. Mbrojta u përfaqësua nga Dixon.
Qeveria e Afganistanit
Rodney Dixon KC është duke vepruar si Këshilltar i Qeverisë së Afganistanit në procedurat para Gjykatës Penale Ndërkombëtare (ICC) në situatën e Afganistanit në lidhje me krimet e supozuara ndërkombëtare të kryera gjatë konfliktit.
Rasti i gjenocidit ujgur dhe krimeve kundër njerëzimit
Rodney Dixon KC po vepron për Qeverinë e Turkestanit Lindor në Mërgim dhe viktimat ujgure në procedurat para GJNP-së në lidhje me gjenocidin e supozuar dhe krimet kundër njerëzimit të kryera nga autoritetet kineze kundër ujgurëve.
Rrjeti mediatik Al Jazeera: Shireen Abu Akleh
Duke vepruar si avokat i Al Jazeera-s në procedurat në lidhje me vrasjen e korrespondentes së saj, shtetases amerikane Shireen Abu Akleh, ndërsa ajo raportonte për Al Jazeera në Bregun Perëndimor në maj 2022. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pulmologia Mehmeti: Duhanpirja, shkaktari kryesor i kancerit të mushkërive
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
BDI për Jeni Xhaminë në Manastir: Vendim që thellon ndarjet ndërfetare dhe ndëretnike në shoqërinë tonë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Mbahet seanca gjyqësore për rastin "Kobra", ai thotë se nuk ndihet fajtor
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje