LAJMI I FUNDIT:

Abdixhiku: Më 9 shkurt bie mafia energjetike

Abdixhiku: Më 9 shkurt bie mafia energjetike

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se me 9 shkurt, kur do të mbahen zgjedhjet parlamentare, do të ndodhë rënia e mafias energjetike në vend.

Abdixhiku ngriti akuza të rënda ndaj personave të lidhur me këtë industri, duke përmendur emra të njohur si Nagip Krasniqi, i cili është caktuar në krye të KEK-ut nga partia në pushtet.

Sipas Prokurorisë Speciale, Krasniqi është i akuzuar për negocimin e një tenderi sekret me vlerë prej 3.4 milionë eurosh.


Ky tender është negociuar në një periudhë kur Blloku A5 i KEK-ut qëndronte jashtë funksionit për plot 9 muaj.

Gjatë asaj kohe, Kosova ishte e detyruar të blinte rrymë me kosto të lartë, që arrinte deri në 1 milion euro në ditë, barrë kjo që binte mbi qytetarët e Kosovës, pasi Qeveria kishte rritur çmimet e energjisë për 100%.

Një tjetër person i përfshirë në këto akuza është Martin Berishaj, i cili, megjithëse në postin e ambasadorit, hetohet për ndërmjetësimin e blerjes së energjisë.

Për këtë shërbim, ai dyshohet se ka përfituar 2 milionë euro nga kompania GEN-I me seli në Beograd, ndërsa nga një bankë në Prishtinë ka tërhequr 1.5 milionë euro para të gatshme.

Abdixhiku po ashtu akuzoi kryeministrin për mbrojtjen e këtyre individëve, duke theksuar se mafia energjetike ka rrënjë të thella në pushtetin aktual.

Sipas tij, kjo mbrojtje publike e personave të përfshirë në skandale të tilla vjen nga vetëbesimi i paprekshëm që ata ndjejnë, falë shumicës parlamentare prej 51%.

“Më 9 shkurt bie mafia energjetike! Pas 9 shkurtit, hetimet e pavarura të një sistemi juridik pa presion popullist do të sjellin në dritë të gjithë tenderët sekretë. Kemi ngritur mjaftueshëm fakte për 113 tenderë sekretë në KEK, dhe mbi 877 të tjerë në gjithë Qeverinë për tre vite – pothuajse një në ditë,” përfundoi Abdixhiku./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
I reagoi për subvencionet, Peci e akuzon rëndë Pacollin: Emri yt figuron në dosje të vrasjes, unë ty të llogaris diçka tjetër

I reagoi për subvencionet, Peci e akuzon rëndë Pacollin: Emri yt figuron në dosje të vrasjes, unë ty të llogaris diçka tjetër

Lajme
Nga Gjermania në Kosovë: Historia e çiftit Zhubi që u kthye në vendlindje pas 32 vitesh

Nga Gjermania në Kosovë: Historia e çiftit Zhubi që u kthye në vendlindje pas 32 vitesh

Lajme
Mustafa i reagon Kurtit për doracakët: E publikon deklaratën e ministres Nagavci të 2023-ës

Mustafa i reagon Kurtit për doracakët: E publikon deklaratën e ministres Nagavci të 2023-ës

Lajme
Kurti reagon ndaj debateve mbi doracakët për edukimin seksual në shkolla

Kurti reagon ndaj debateve mbi doracakët për edukimin seksual në shkolla

Lajme
Qytetari nga Podujeva dorëzon në polici paratë e gjetura në Han të Elezit, kërkohet pronari

Qytetari nga Podujeva dorëzon në polici paratë e gjetura në Han të Elezit, kërkohet pronari

Lajme
Nga Spanja në Vlorë, Anna Yankova vlerëson bukuritë e qytetit si dhe mikpritjen e njerëzve

Nga Spanja në Vlorë, Anna Yankova vlerëson bukuritë e qytetit si dhe mikpritjen e njerëzve

Lajme
Kalo në kategori