LAJMI I FUNDIT:

Zelensky thotë se Ukraina ‘po bëhet më e fortë’ në Kursk ndërsa trupat e tij hedhin në erë urën e dytë

Zelensky thotë se Ukraina ‘po bëhet më e fortë’ në Kursk ndërsa trupat e tij hedhin në erë urën e dytë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se Ukraina “po bëhet më e fortë” në Kursk.

Vlerësimi i tij, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, vjen pasi trupat e tij – të dielën – kanë hedhur në erë një urë të dytë në territorin rus.

Luftimet vazhdojnë në rajonin e Kurskut, ku Ukraina ka ecur përpara që nga fillimi i inkursionit të saj të befasishëm ndërkufitar javën e kaluar.


Por Ukraina mbetet nën presion mbi lindjen e saj të pushtuar.

Sidoqoftë, ofensiva e Kurskut e ka lënë Rusinë të ketë vështirësi për të mbrojtur territorin e saj.

Kyiv duket se ka qëllime të shumta me sulmin, përfshirë edhe rritjen e moralit pas disa muajsh të turbullt.

Ndërkohë një ndihmës presidencial ukrainas tha se inkursioni kishte për qëllim sigurimin e një procesi negocimi “të drejtë”.

Baza e pranisë së Kievit në Kursk po “po forcohet” dhe “tani ne po përforcojmë pozicionet tona”, citohet të ketë thënë Zelensky në fjalimin e tij të fundit.

Si pjesë e përpjekjeve për të gjymtuar aftësitë logjistike të Moskës, forcat ukrainase thanë të dielën se hodhën në erë një urë tjetër mbi lumin Seym në rajonin Kursk, me “sulme të sakta ajrore”.

“Aviacioni i Forcave Ajrore vazhdon të privojë armikun nga aftësitë logjistike me sulme ajrore precize, gjë që ndikon ndjeshëm në rrjedhën e operacioneve luftarake”, ka thënë komandanti i Forcave Ajrore të Ukrainës, Mykolaiv Oleshchuk në një postim në mediat sociale.

Kjo vjen dy ditë pasi forcat ukrainase shkatërruan një tjetër urë mbi Seym.

Ministria e Jashtme e Rusisë tha se Ukraina kishte përdorur raketa perëndimore për të kryer atë sulm, të cilat me gjasë ishin HIMARS të prodhuara nga SHBA.

Ndërkohë grupi i monitorimit ukrainas DeepState tha të dielën se Kievi po bën fitime të mëtejshme në rajonin e Kurskut. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky thotë se Ukraina ‘po bëhet më e fortë’ në Kursk ndërsa trupat e tij hedhin në erë urën e dytë

Zelensky thotë se Ukraina ‘po bëhet më e fortë’ në Kursk ndërsa trupat e tij hedhin në erë urën e dytë

OBSH e shpalli virusin një 'urgjencë' - por sa e përhapur është 'lija e majmunit'?

OBSH e shpalli virusin një 'urgjencë' - por sa e përhapur është 'lija e majmunit'?

Një zyrtar i Ministrisë së Jashtme britanike ka dhënë dorëheqjen në shenjë proteste ndaj shitjeve të armëve në Izrael

Një zyrtar i Ministrisë së Jashtme britanike ka dhënë dorëheqjen në shenjë proteste ndaj shitjeve të armëve në Izrael

Plani një miliardë dollarësh i NASA-s për ISS, tregojnë si në vitin 2030 do të shkatërrohet stacioni hapësinor – deri në 100 tonelata pritet të bien në Tokë

Plani një miliardë dollarësh i NASA-s për ISS, tregojnë si në vitin 2030 do të shkatërrohet stacioni hapësinor – deri në 100 tonelata pritet të bien në Tokë

Ukraina dërgon 120 mijë trupa në kufi me Bjellorusinë, i kundërpërgjigjet Lukashenko

Ukraina dërgon 120 mijë trupa në kufi me Bjellorusinë, i kundërpërgjigjet Lukashenko

Hamasi thotë se propozimi i ri është shumë i afërt me kërkesat e Izraelit

Hamasi thotë se propozimi i ri është shumë i afërt me kërkesat e Izraelit

Kalo në kategori