LAJMI I FUNDIT:

Gati një e treta e ushtrisë së Bjellorusisë është vendosur në kufirin me Ukrainën, thotë Lukashenko

Gati një e treta e ushtrisë së Bjellorusisë është vendosur në kufirin me Ukrainën, thotë Lukashenko

Presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko tha të dielën se Ukraina kishte vendosur më shumë se 120,000 trupa në kufirin e saj me Bjellorusinë dhe Minsku kishte vendosur gati një të tretën e forcave të saj të armatosura përgjatë gjithë kufirit, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Belta.

Lukashenko, një aleat i vendosur i Vladimir Putinit, po fliste në sfondin e një inkursioni ukrainas në Rusi që filloi më 6 gusht kur mijëra trupa të Kievit shpërthyen kufirin perëndimor të Rusisë në një siklet të madh për drejtuesit më të lartë ushtarak të Putinit, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

“Duke parë politikën e tyre agresive, ne kemi futur atje dhe kemi vendosur në pika të caktuara – në rast lufte, ato do të ishin mbrojtje – ushtrinë tonë përgjatë gjithë kufirit”, citoi Belta të ketë thënë Lukashenko në një intervistë për televizionin shtetëror rus.


Kievi nuk i është përgjigjur një kërkese të Reuters për koment, por Andriy Demchenko, një zëdhënës i shërbimit kufitar ukrainas, i tha medias ukrainase Ukrainska Pravda të dielën se situata në kufirin me Bjellorusinë mbeti e pandryshuar.

“Siç mund të shohim, retorika e Lukashenkos nuk ndryshon, duke e përshkallëzuar vazhdimisht situatën dhe për të kënaqur vendin terrorist”, citohet të ketë thënë Demchenko.

Lukashenko nuk tha saktësisht se sa trupa ka vendosur Minsk përgjatë kufirit.

Ushtria profesionale e Bjellorusisë ka rreth 48,000 trupa dhe rreth 12,000 trupa kufitare shtetërore, sipas Bilancit Ushtarak të Institutit Ndërkombëtar për Studime Strategjike të vitit 2022.

Ndërkohë ministri i Mbrojtjes së Bjellorusisë, Viktor Khrenin tha të premten se ekzistonte një probabilitet i lartë i një provokimi të armatosur nga Ukraina fqinje dhe se situata në kufirin e tyre të përbashkët “mbetet e tensionuar”.

Ndërsa Lukashenko ka theksuar se kufiri Bjellorusi-Ukrainë ishte i minuar “si kurrë më parë” dhe se trupat ukrainase do të pësonin humbje të mëdha nëse përpiqeshin ta kalonin atë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Azia
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Amerika
Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Evropa
Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon  Trump

Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon Trump

Amerika
Putin: Rusia testoi një raketë të re me rreze të mesme në një sulm ndaj Ukrainës

Putin: Rusia testoi një raketë të re me rreze të mesme në një sulm ndaj Ukrainës

Evropa
Urdhër arresti për Netanyahun, reagon BE-ja: Ky nuk është një vendim politik, por i drejtësisë

Urdhër arresti për Netanyahun, reagon BE-ja: Ky nuk është një vendim politik, por i drejtësisë

Evropa
Kalo në kategori