LAJMI I FUNDIT:

Një 28 vjeçare tenton të vetëvritet në Prizren, hidhet nga kati i dytë i shtëpisë

Një 28 vjeçare tenton të vetëvritet në Prizren, hidhet nga kati i dytë i shtëpisë

Një 28-vjeçare ka tentuar të vetëvritet sot në Prizren, duke u hedhur nga kati i dytë i ballkonit të shtëpisë së saj.

Vëllai i saj ka raportuar në polici, se ajo kishte tentuar të vetëvritet edhe më herët.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi tha për Telegrafin se gjendja e viktimës është e rëndë.


“Më datën 18.08.2024 rreth orës 02:20, policia ka marre informatën se një femër (rreth 28 vjeçare) ka tentuar te vetëvritet, po sa ka marr informatën patrulla policore është dërguar për në emergjencë, fillimisht kane kontaktuar me vëllain e viktimës i cili ka deklaruar se kjo nuk është hera e parë që e njëjta ka tentuar te vetëvritet. Sipas dëshmitarit e lartcekura rreth orës 02:00 është hedhur nga ballkoni i katit të dytë në shtëpinë e saj në Prizren. Sipas mjekëve gjendja e saj është e rëndë, ngase ka thyerja të shumta, e njëjta është dërguar në QKUK në Prishtinën”, ka pohuar ai.

Bytyqi ka pohuar se në konsultim me prokurorin është hapur rasti “Vetëvrasje në tentativë” dhe se rasti është në hetime. /Telegrafi/