LAJMI I FUNDIT:

Me dy-golëshin nga Lewandowski, Barcelona e nis sezonin me fitore përballë Valencias

Me dy-golëshin nga Lewandowski, Barcelona e nis sezonin me fitore përballë Valencias

Barcelona e ka nisur me fitore sezonin e ri në La Liga, duke triumfuar 2-1 në udhëtim te Valencia.

Skuadra katalunase kishte një përballje të vështirë ndaj Los Che, por që Hansi Flick e nisi me fitore në stolin e Blaugranasve.

Të parët që kaluan në epërsi ishin vendasit, që realizuan nëpërmjet Hugo Duros në minutën e 44-të, me një asistim të Lopez.


Por, në minutën e 45+5-të, Lamine Yamal asistoi në mënyrë perfekte te Robert Lewandwoski, që barazoi për 1-1

Me kaq edhe përfundoi pjesa e parë, derisa në të dytën filloi spektakli i Barcelonës.

Me të nisur 45 minutat e dytë, Barcelona fitoi një penallti, të cilën në gol e konvertoi sulmuesi polak (48’) për 2-1.

Lojtarët e skuadrës katalunase kishin raste të tjera shënimi, por nuk arritën t’i konkretizonin ato, duke bërë që ndeshja të përfundonte 2-1.

Kjo mjaftoi por Barcelonën që të niste sezonin me fitore, ndërsa në javën e dytë në La Liga përballen me Athletic Bilbaon. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore