Mbi 10 mijë qytetarë serbë janë pajisur me pasaporta të Kosovës që nga 1 janari i këtij viti e deri gjatë kësaj jave. Sipas Blerim Camajt, Drejtorit të Agjencisë së Regjistrimit Civil, kërkesat janë vazhdimisht në rritje. Ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Selam Shkodra, vendimin e serbëve e lidh me njohjen e pasaportave ilegale serbe nga BE-ja.
Bashkimi Evropian morri vendim që të ua heq vizat serbëve me pasaporta ilegale të lëshuara nga Serbia për Kosovën.
Megjithatë, serbet në Kosovë janë vazhdimisht duke marrë edhe pasaportën e Republikës së Kosovës.
Madje, sipas Blerim Camajt, Drejtorit të Agjencisë së Regjistrimit Civil, nuk është pritur një numër i tillë.
“Totali në komunat me shumicë serbe, që i konsiderojmë kërkesa të qytetarëve serb, që nga 1 janari e deri më sot është mbi 10,000 mijë qytetarë që janë pajisur më pasaporta dhe kërkesa është vazhdimisht në rritje”, ka thënë Blerim Camaj, drejtor i Agjencisë së Regjistrimit Civil.
Prej komunave veriore qytetarët e komunës së Mitrovicës së Veriut janë me numrin më të madh të pajisjes me pasaporta të Kosovës, me afro 2000 sosh.
Camaj thotë se marrja e tyre nuk vonon, dhe jepet në bazë të afateve ligjore.
“Ne kemi afatet ligjore, per pajisje me pasaporta diku brenda 15 ditëve, por nga aplikimi e deri më te marrja tash diku për 10 ditë nuk vonon më shumë”, ka thënë Camaj.
Kurse ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Selam Shkodra thotë se qytetarët serb duhet të vazhdojnë të marrin pasaportat e Kosovës, sepse beson që BE do të kuptoj se vendimi për pasaportat ilegale është i gabuar.
“Mendoj që është një gabim i Bashkimit Europian, që ka bërë një lëvizje të tillë, por besoj që kokat racionale të qyetetarëve serb nuk do të nuk do të ndikohen nga kjo sepse besoj që ky veprim ose ky vendim do të jetë i përkohëshëm, dhe me konsulidimin e mëtutjeshëm të shtetësisë së Kosovës, mendoj që edhe ky vendim do ta humbë efektin e vet”, ka thënë Selam Shkodra, ish-zëvendësministër MPB-së.
Serbët aplikimin për pasaportat e Kosovës e bëjnë si të gjithë qytetarët e tjerë të Kosovës, nga e hëna deri në të premte nga ora 08:00 deri në 16:00 nëpër pikat e Agjencisë së Regjistrimit Civil./RTV Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Edi Rama reagon pas vizitës së Thaçit në Kosovë: "Burrë"

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Vizita e Thaçit në QKUK nën masa të rrepta sigurie, Hamza kritikon Specialen: Pamje e panevojshme dhe e padrejtë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker