LAJMI I FUNDIT:

Askush si Salah, ylli i Liverpoolit vendos rekord mahnitës në Ligën Premier pas golit kundër Ipswich Town

Askush si Salah, ylli i Liverpoolit vendos rekord mahnitës në Ligën Premier pas golit kundër Ipswich Town

Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah ka vendosur një rekord në ri në historinë e Ligës Premier, pasi golit të shënuar sot (e shtunë) kundër Ipswich Town.

Liverpooli ka fituar me rezultat 2-0 ndeshjen e tyre në udhëtim te Ipswich Town, në kuadër të xhiros së parë të sezonit 2024/25 në Ligën Premier.

Golat në këtë ndeshje për ekipin e trajnerit Arne Slot u shënuan nga Diogo Jota (60’) dhe Mohamed Salah (65’).


Liverpooli i Arne Slot e nis me fitore sezonin e ri në Ligën Premier, Salah vendimtar
Lexo po ashtu Liverpooli i Arne Slot e nis me fitore sezonin e ri në Ligën Premier, Salah vendimtar

Megjithatë, ishte sulmuesi anësor egjiptian, ai i cili me golin e shënuar vendosi një rekord në ri në kampionatin elitar anglez.

Salah ka shënuar tashmë nëntë herë në ndeshjet e xhiros së parë në Ligën Premier, më shumë se çdo lojtar në histori.

Ndryshe, Salah ka hyrë në sezonin e tij të tetë me Reds, ndërsa vetëm sezonin e kaluar ka shënuar të shënoj në ndeshjen e javës së parë ndaj Chelseat.

Në sezonet e kaluara, egjiptiani i ka shënuar ekipeve si Watford, West Ham, Norwich, Leeds United (het-trik), Norwich përsëri në sezonin 21/22, Fulham dhe në këtë sezon ndaj Ipswich.

Salah ka kaluar kështu emra legjendash si Frank Lampard, Wayne Rooney dhe Alan Shearer që kanë shënuar nga tetë herë në ndeshjet hapëse, ndërsa Teddy Sheringham, Sergio Aguero dhe Jamie Vardy e kanë bërë nga shtatë herë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Milani arriti marrëveshje me skuadrën italiane për shitjen e Theo Hernandez, por francezi refuzoi këtë lëvizje

Milani arriti marrëveshje me skuadrën italiane për shitjen e Theo Hernandez, por francezi refuzoi këtë lëvizje

Serie A
Skandal në Holandë, Heerenvenit i iku fitorja nga dora pasi kundërshtari barazoi me 12 lojtarë në fushë

Skandal në Holandë, Heerenvenit i iku fitorja nga dora pasi kundërshtari barazoi me 12 lojtarë në fushë

Ndërkombëtare
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?

Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?

La Liga
Zyrtare: Manchester United transferon anësorin Patrick Dorgu

Zyrtare: Manchester United transferon anësorin Patrick Dorgu

Premier League
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata

Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata

La Liga
Kalo në kategori