LAJMI I FUNDIT:

Policia: Vrasjen në parkingun e sallës së dasmave në Ferizaj, dyshohet se e kreu një zyrtar policor

Policia: Vrasjen në parkingun e sallës së dasmave në Ferizaj, dyshohet se e kreu një zyrtar policor

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në Ferizaj, ku një person është vrarë me armë zjarri në parkingun e një restoranti në fshatin Bibaj.

Major Qazim Reka, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Ferizajn, ka konfirmuar se ngjarja ka ndodhur sonte rreth orës 19:25, në parkingun e sallës së dasmave.

“Sot me 16.08.2024, ne ora 19:25, në rrugën “Engjell Zefi” në fshatin Bibaj komuna Ferizaj, në parkingun e sallës së dasmave “Fron Pallace“ ka ndodhur një vrasje. Me të marrë informacionin, menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet policore reaguese dhe hetuesit”, ka deklaruar Reka për Telegrafin.


Sipas informacioneve fillestare, i dyshuari për këtë vrasje është një zyrtar policor, i cili tashmë është arrestuar.

“Sipas informacioneve fillestare i dyshuari per kryerjen e kësaj vrasje është një zyrtar policor, i cili është arrestuar. Në lidhje me rastin është njoftuar Prokuroria Themelore në Ferizaj dhe Inspektorati Policor”, ka njoftuar tutje majori Qazim Reka./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Lajme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori