LAJMI I FUNDIT:

Hapja e Urës së Ibrit ndez debat, DASH paralajmëron për dhunë – Lajçak mohon deklaratat “mashtruese”

Hapja e Urës së Ibrit ndez debat, DASH paralajmëron për dhunë – Lajçak mohon deklaratat “mashtruese”

Në një deklaratë të fundit, Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH), ka shprehur shqetësimin lidhur me planin e mundshëm për hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

Sipas DASH, ky veprim i njëanshëm mund të rrezikojë stabilitetin në rajon dhe të rrisë mundësinë e dhunës në një kohë kur tensionet mes Kosovës dhe Serbisë janë të larta.

“Hapja e urës për trafikun e automjeteve tani, rrit potencialin për dhunë dhe vë në rrezik popullatën vendase si dhe ushtarët e KFOR-it – përfshirë amerikanët – të cilët po punojnë për të mbështetur paqen dhe sigurinë në Kosovë”, kanë deklaruar nga DASH për Zërin e Amerikës.


DASH ka kërkuar që Qeveria e Kosovës të veprojë me kujdes dhe të mos ndërmarrë hapa të pakoordinuar që mund të shkaktojnë përshkallëzim të situatës.

Ndërkaq emisari i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka mohuar deklaratat që qarkullojnë se BE-ja është kundër hapjes së urës. Ai i ka cilësuar këto deklarata si mashtruese dhe të pavërteta, duke shtuar se Bashkimi Evropian është i përkushtuar që çdo veprim të ndërmerret në mënyrë të koordinuar dhe të kontribuojë për paqen dhe stabilitetin në Kosovë.

Lajçak ka theksuar se është e rëndësishme që të gjitha palët të përmbahen nga veprime të njëanshme dhe të punojnë për të arritur një marrëveshje të qëndrueshme që adreson shqetësimet e të gjithë komuniteteve në Kosovë.

Ai ka nënvizuar se BE-ja do të vazhdojë të mbështesë procesin e dialogut dhe të inkurajojë zgjidhjen e çështjeve përmes negociatave.

“Marrja e një vendimi kundër vullnetit të njerëzve të prekur, nuk kontribuon në normalizim marrëdhëniesh. Qeverisja e mirë e kupton ndjeshmërinë e minoriteteve”, ka thënë Lajçak, duke paralajmëruar që çështja e zbatimit të marrëveshjes për urën do të diskutohet në takimin e radhës në Bruksel, por pa përmendur ndonjë datë.

Hapja e Urës së Ibrit është një çështje që ka tërhequr vëmendjen e ndërkombëtarëve, duke reflektuar ndjeshmërinë e saj politike dhe simbolike.

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka paralajmëruar se nuk do të hezitojë të veprojë për t’iu përgjigjur zhvillimeve të lidhura me sigurinë, dhe që secili vendim për urën duhet të merret përmes dialogut Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuar nga dialogu në Bruksel.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh kryenegociator i Kosovës për dialogun në Bruksel, Besnik Bislimi, ka thënë të mërkurën se çështja e hapjes së urës mbi Ibër as “nuk është vendim i njëanshëm” i Qeverisë, e as “çështje e pazgjidhur e dialogut”.

“Një partner i QUINT-it shtoi edhe kërkesën për inspektime teknike. Ne ndoqëm dy rekomandimet. Tani BE-ja po e kërcënon Kosovën, nëse ajo e zbaton marrëveshjen e ndërmjetësuar nga vetë blloku dhe rekomandimet shtesë”, ka thënë Bislimi përmes një postimi në X.

Edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se hapja e Urës së Ibrit nuk është kundër askujt e aq më pak ndaj partnerëve, dhe se do t’i vazhdojë konsultimet me partnerët ndërkombëtarë për hapjen e saj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori