LAJMI I FUNDIT:

Si rezultat i sulmeve të vazhdueshme ukrainase në territorin rus, Belgorodi shpall gjendjen emergjente

Si rezultat i sulmeve të vazhdueshme ukrainase në territorin rus, Belgorodi shpall gjendjen emergjente

Guvernatori i rajonit rus Belgorod, Vyacheslav Gladkov, ka shpallur gjendjen emergjente gjatë ditës së sotme si rezultat i situatës së tensionuar dhe sulmeve të vazhdueshme ukrainase në atë rajon.

Gladkov tha se janë shkaktuar dëme të mëdha, përfshirë shkatërrim shtëpish dhe ka njoftuar se tani është shpallur gjendja emergjente, transmeton Telegrafi.

Rajoni Belgorod që kufizohet me rajonin ukrainas Kharkiv dhe atë të Kurskut – ishin objektiv i sulmeve ukrainase me dronë.


Komandati i ushtrisë ukrainase Oleksandr Syrsky ka njoftuar dy ditë më parë se trupat ukrainase kontrollojnë 1 mijë kilometra katrore të territorit rus në rajonin Kursk, derisa presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të nesërmen se Ukraina ka nën kontroll 74 vendbanime.

Si përgjigje nga inkursionit, presidenti rus Vladimir Putin ka kërkuar dëbimin e forcave ukrainase nga toka ruse.

Alexei Smirnov, guvernator i rajonit Kursk tha se 121 mijë persona janë evakuuar derisa shumë tjerë kanë vendosur me vetëdëshirë të qëndrojnë në Kursk.

Autoritetet e atjeshme planifikojnë të evakuojnë edhe 180 mijë tjerë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Studentët bllokojnë tri ura në Novi Sad

Studentët bllokojnë tri ura në Novi Sad

Serbia

"A doni që unë të shkoj të notoj?", Trump shkakon reagime të ashpra pas komenteve sarkastike mbi tragjedinë në Uashington

Amerika
Trump: Do të vendosim tarifa për produktet e BE-së

Trump: Do të vendosim tarifa për produktet e BE-së

Amerika
Skena prekëse: Momenti kur pengjet izraelite dhe palestineze ribashkohen me familjet e tyre pasi kaluan vite në robëri

Skena prekëse: Momenti kur pengjet izraelite dhe palestineze ribashkohen me familjet e tyre pasi kaluan vite në robëri

Azia
Astronomët kanë shënjestruar një asteroid që është nisur drejt Tokës - çfarë duhet të dijmë

Astronomët kanë shënjestruar një asteroid që është nisur drejt Tokës - çfarë duhet të dijmë

Botë
Separatisti bëhet kryeministër i Belgjikës, partitë e djathta formojnë qeverinë

Separatisti bëhet kryeministër i Belgjikës, partitë e djathta formojnë qeverinë

Evropa
Kalo në kategori