LAJMI I FUNDIT:

Probleme të mëdha tek Barcelona – ata nuk po arrijnë ta regjistrojnë Olmon si lojtar të tyre

Probleme të mëdha tek Barcelona – ata nuk po arrijnë ta regjistrojnë Olmon si lojtar të tyre

Barcelona më në fund kishte arritur që ta kompletojë transferimin e tyre të parë të premten e kaluar, duke konfirmuar nënshkrimin me Dani Olmon nga RB Leipzig.

Ai pritet që të paraqitet sot (e hënë) në kuadër të trofeut Joan Gamper ndaj Monacos, por kur debutimi i tij zyrtar do të arrijë, këtë nuk e di me siguri askush.

Sipas mediumit spanjoll Cadena SER, Barcelona e ka të pamundur që ta regjistrojë momentalisht Olmon.


Kjo përkundër faktit që nënshkruan një marrëveshje të vlefshme 40 milionë euro me firmën e hotelierisë dhe logjistikës Aramark, pasi blaugranasve i nevojiten edhe 60 milionë euro të tjera për të përmbushur buxhetin e tyre.

Nike dhe Spotify janë përmendur si aleat të mundshëm për të marr përsipër pagesat e Barça Vision, por për momentin asgjë nuk është zyrtarizuar.

Presidenti Laporta në anën tjetër po vazhdon fushatën për të nënshkruar me Nico Williams kjo përkundër pasigurisë që është shkaktuar rreth situatës së Olmos.

Si do që të jetë, kjo situatë nuk e prek vetëm Olmon, pasi në të njëjtën gjendje thuhet se janë edhe Vitor Roque, Inigo Martinez, Clement Lenglet dhe Eric Garcia që nuk e dinë se a do të regjistrohen para fillimit të sezonit të ri apo jo.

Ndeshja e parë në elitën e futbollit spanjoll për Barcelonën do të jetë pas pesë ditësh ndaj Valencias në ‘Mestalla’ dhe çdo minutë është i vlefshëm për ta për të gjetur një zgjidhje./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madridi vendos të bëjë diçka që nuk e ka bërë që pesë vite pas lëndimit të Carvajal

Real Madridi vendos të bëjë diçka që nuk e ka bërë që pesë vite pas lëndimit të Carvajal

La Liga
Ronaldo kërkon nga drejtuesit e Al Nassr t’i bëjnë yllit të Man Cityt një ofertë prej një milionë eurosh në javë

Ronaldo kërkon nga drejtuesit e Al Nassr t’i bëjnë yllit të Man Cityt një ofertë prej një milionë eurosh në javë

Ndërkombëtare
Asistimi i pabesueshëm i Raul Jimenez ndaj Cityt po cilësohet si më i miri i vitit

Asistimi i pabesueshëm i Raul Jimenez ndaj Cityt po cilësohet si më i miri i vitit

Premier League
Fabrizio Romano më në fund tregon nëse Haaland do t'i bashkohet Barcelonës në verë

Fabrizio Romano më në fund tregon nëse Haaland do t'i bashkohet Barcelonës në verë

Premier League
Mysafirëve në

Mysafirëve në "daljen e parë publike në 11 vjet" të Michael Schumacher iu dha një rregull i rreptë për t'u ndjekur

Formula 1
Flick zbulon se kujt i takojnë meritat kryesore për transferimin e Szczesnyt tek Barcelona

Flick zbulon se kujt i takojnë meritat kryesore për transferimin e Szczesnyt tek Barcelona

La Liga
Kalo në kategori