LAJMI I FUNDIT:

Zelensky thyen heshtjen, për herë të parë pranon se forcat ukrainase po luftojnë thellë në territorin rus

Zelensky thyen heshtjen, për herë të parë pranon se forcat ukrainase po luftojnë thellë në territorin rus

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka pranuar për herë të parë se forcat ukrainase po luftojnë në rajonin Kursk të Rusisë, duke shtuar se operacioni është pjesë e përpjekjes së Kievit për të rivendosur drejtësinë pas pushtimit të Rusisë në vitin 2022.

Rusia tha se forcat ukrainase u futën në rajonin e Kurskut të martën dhe kanë bërë përparim, ndërsa thonë që situata është stabilizuar.

Bëhet e ditur se Zelensky më parë kishte qëndruar i heshtur për operacionin, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.


Në fjalimin e tij me video, presidenti tha se kishte diskutuar operacionin me komandantin e lartë ukrainas, Oleksandr Syrskyi, duke mos harruar betejat me të cilat përballen trupat në frontin e vështirë lindor.

“Sot mora disa raporte nga komandanti i përgjithshëm Syrskyi në lidhje me vijën e frontit dhe veprimet tona për të shtyrë luftën në territorin e agresorit”, tha Zelensky.

“I jam mirënjohës çdo njësie të forcave të mbrojtjes. Ukraina po dëshmon se me të vërtetë mund të rivendosë drejtësinë dhe të sigurojë presionin e nevojshëm ndaj agresorit”, shtoi ai.

Ndryshe, Zelensky kishte aluduar më parë për operacionin, duke lavdëruar aftësinë e ushtrisë “për të befasuar” dhe duke i falënderuar ata për marrjen rob të ushtarëve rusë për t’u përdorur në negociatat e ardhshme, veçanërisht duke iu referuar javës së kaluar.

Duke i nderuar forcat ukrainase përgjatë vijës së frontit 1,000 kilometra, Zelensky  përmendi veprimet në rajonin verior të Sumy, përtej kufirit nga rajoni Kursk i Rusisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Lëvizje e pazakontë, bashkëpartiaku i Trumpit kërkon që amerikanët të distancohen prej ish-presidentit amerikan

Lëvizje e pazakontë, bashkëpartiaku i Trumpit kërkon që amerikanët të distancohen prej ish-presidentit amerikan

Amerika
Ukraina po godet objektiva qindra kilometra thellë brenda Rusisë për tre arsye kryesore, flasin ekspertët

Ukraina po godet objektiva qindra kilometra thellë brenda Rusisë për tre arsye kryesore, flasin ekspertët

Evropa
Qytetarët rusë me një video drejtuar Putinit e nxjerrin blof ushtrinë:

Qytetarët rusë me një video drejtuar Putinit e nxjerrin blof ushtrinë: "Shefat ushtarakë po gënjejnë se sulmi i Ukrainës është nën kontroll"

Evropa
Zelensky thyen heshtjen, për herë të parë pranon se forcat ukrainase po luftojnë thellë në territorin rus

Zelensky thyen heshtjen, për herë të parë pranon se forcat ukrainase po luftojnë thellë në territorin rus

Evropa
Bllokohen stacionet hekurudhore në Beograd pas protestave kundër minierës së litiumit

Bllokohen stacionet hekurudhore në Beograd pas protestave kundër minierës së litiumit

Serbia
Rusia evakuon mbi 76 mijë qytetarë nga rajoni i Kurskut mes sulmeve të vazhdueshme ukrainase

Rusia evakuon mbi 76 mijë qytetarë nga rajoni i Kurskut mes sulmeve të vazhdueshme ukrainase

Evropa
Kalo në kategori