Kryeministri suedez ka deklaruar se vendi i tij nuk është as në luftë dhe as në paqe, ndërsa njoftoi se Suedia do të dërgonte forca të armatosura në Detin Baltik për herë të parë si pjesë e përpjekjeve të shtuara të mbikëqyrjes mes një vale të dyshuar sabotimi të kabllove nënujore.
Vendi njoftoi se do të kontribuojë deri në tre anije luftarake dhe një aeroplan vëzhgimi në një përpjekje të NATO-s për të monitoruar infrastrukturën kritike dhe “flotën hije” të Rusisë, ndërsa aleanca përpiqet të mbrohet nga sabotimi i infrastrukturës nënujore.
Duke folur në hapjen e konferencës vjetore tre-ditore të Suedisë Folk och Försvars (populli dhe mbrojtja) në Sälen, Suedi veriore, Ulf Kristersson komentoi gjithashtu ndërprerjet e fundit të kabllove nënujore të Baltikut, duke thënë se “synimi armiqësor nuk mund të përjashtohet”.
Mes sulmeve hibride dhe luftërave, Kristersson tha: “Suedia nuk është në luftë. Por nuk ka as paqe”.
Ai shtoi: “Paqja e vërtetë kërkon lirinë dhe mungesën e konflikteve serioze midis vendeve. Por ne dhe fqinjët tanë jemi të ekspozuar ndaj sulmeve hibride, të kryera jo me robotë dhe ushtarë, por me kompjuterë, para, dezinformata dhe rrezik të sabotimit. Ata që duan paqen, duhet të jenë të përgatitur për luftë”.
Bëhet e ditur se në një konferencë të mëvonshme për shtyp, Kristersson tha se Suedia do të dërgonte një aeroplan zbulues ASC 890 dhe deri në tre anije luftarake në Detin Baltik, shkruan the Guardian, përcjell Telegrafi.
“Kjo është hera e parë që Suedia ka kontribuar me forca të armatosura në zonën tonë të afërt”, tha ai.
Kryeministri suedez komentoi edhe hetimin për anijen Eagle S, e dyshuar për dëmtimin e një kablloje midis Finlandës dhe Estonisë muajin e kaluar, për të cilin tha se “NATO është gati për të ndihmuar”.
Ndërkohë, kryeministri i Finlandës, Petteri Orpo tha se ndërprerja nuk kishte ndikuar në furnizimin me energji elektrike të vendit.
“Suedia nuk nxiton në përfundime apo nuk akuzon askënd për sabotim pa arsye shumë të forta. Puna vazhdon dhe Këshilli i Sigurisë Kombëtare përditësohet në mënyrë të vazhdueshme”, tha Orpo.
“Por edhe ne nuk jemi naivë. Situata e sigurisë dhe fakti që gjëra të çuditshme ndodhin herë pas here në Detin Baltik na bëjnë gjithashtu të besojmë se qëllimi armiqësor nuk mund të përjashtohet”, shtoi ai.
Ndryshe, Orpo njoftoi se do të takohet me krerët e shteteve dhe qeverive të Detit Baltik në Helsinki, kryeqytetin e Finlandës, të martën.
Raportohet se Suedia kontribuon me 2.4% të GDP-së në NATO, një shifër që do të rritet për 2.6% në tre vjet.
Gjithashtu, do të rriten edhe shpenzimet për mbrojtjen civile, me ndërtimin e një qendre të re kombëtare të sigurisë kibernetike. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?

“Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë”: Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial

Egjipti dhe Jordania theksojnë ‘unitetin’ për Gazën, bëjnë thirrje për rindërtim pa zhvendosje

Zelensky jep versionin e tij rreth telefonatës me Donald Trump

"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Hegseth: Ukraina nuk mund të kthehet në kufijtë e vitit 2014

Egjipti dhe Jordania theksojnë 'unitetin' për Gazën, bëjnë thirrje për rindërtim pa zhvendosje

Trump thotë se ka folur me Putinin: Negociatat për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë do të fillojnë "menjëherë"

Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit

"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial

Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?

Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren

Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje

Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi