LAJMI I FUNDIT:

Media spanjolle “Mundo Deportivo”: Shtatori, ideal për të vizituar Shqipërinë

Media spanjolle “Mundo Deportivo”: Shtatori, ideal për të vizituar Shqipërinë

Ksamili, plazhi më i bukur në Shqipëri, Parku Kombëtar i Luginës së Valbonës për adhuruesit e natyrës dhe maleve, Gjirokastra, me qendrën e saj historike një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, janë këto disa nga informacionet kryesore që e përditshmja barcelonase “Mundo Deportivo” i përcjell lexuesit të saj.

Shkrimi nuk lë pa përmendur Tiranën, një qytet modern i cili nuk duhet humbur dhe që mund ta shihni nga lart duke marrë teleferikun.

Mundo Deportivo” i rekomandon lexuesit të saj Shqipërinë si një destinacion idealë për t’u vizituar në muajin shtator, atëherë kur çmimet bëhen më të arsyeshme dhe temperaturat më të durueshme.


“Fluturimi drejt këtij destinacioni të ri gati për t’u zbuluar do t’ju kushtojë jo më shumë se 50 euro përgjatë muajit shtator.

Në më pak se dy orë aeroplani do t’ju zbresë në kryeqytetin e Shqipërisë dhe më pas me makinë do të mund të udhëtoni për në bregdetin e bukur shqiptar.

Ky vend i njohur tashmë si “Karaibet e Europës” nuk ofron vetëm plazhet, por edhe qytetet mesjetare, sportet ekstreme rafting dhe eksperiencat në natyre”, theksohet në shkrim./RTSH

Në trend Lajme

Më shumë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Drejtësi
Edi Rama reagon pas vizitës së Thaçit në Kosovë:

Edi Rama reagon pas vizitës së Thaçit në Kosovë: "Burrë"

Lajme
Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Lajme
Vizita e Thaçit në QKUK nën masa të rrepta sigurie, Hamza kritikon Specialen: Pamje e panevojshme dhe e padrejtë

Vizita e Thaçit në QKUK nën masa të rrepta sigurie, Hamza kritikon Specialen: Pamje e panevojshme dhe e padrejtë

Lajme
Kalo në kategori